E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton: Irani po rrezikon botën

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se ambiciet bërthamore të Iranit e vënë botën në rrezik dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i kërkojë llogari Teheranit.

Clinton foli në Kombet e Bashkuara para delegatëve të rreth 189 shteteve, në hapje të konferencës për mospërhapjen e armatimit bërthamor.

Ajo tha se shkelësit e mundshëm të traktatit të mospërhapjes (NPT) do të paguajnë çmim të lartë.

Para Clintoni delegatëve ju drejtua presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, i cili hodhi poshtë akuzat se vendi i tij zhvillon armë bërthamore, duke thënë se nuk ka “asnjë provë të besueshme”.

Delegatët nga SHBA-të, Britania dhe Franca e lëshuan sallën gjatë fjalimit të Ahmadinejadit, gjatë së cilit ai akuzoi SHBA-në se është një shtet që po i kërcënohet vendeve tjera me arsenalin e vet bërthamor, duke shtuar se amerikanët deri me tani janë të vetmit që kanë hedhur bomba bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›