E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania në ethe zgjedhore

Në Britani nesër do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe duket qartë se vendi është kapluar nga ethet zgjedhore. Zgjedhjet edhe sot ishin në qendër të vëmendjes së medieve britanike.

The Daily Telegraph shkruan udhëheqësi i konservatorëve në opozitë, David Cameron ka nevojë vetëm për 14 vende më shumë në parlament.

Sipas gazetës, Cameron po i afrohet fitores. Megjithatë, kjo gazetë shkruan se udhëheqësi i liberal-demokratëve, Nick Claigg, mund të shkatërrojë festën e Cameronit.

The Times në faqe të parë ka një fotografi të udhëheqësit të konservatorëve, Cameron me bashkëshorten e tij Samanta në tren, ndërsa vazhdojnë fushatën elektorale.

Ndërkohë në gazetë zë një vend të veçantë thirrja e udhëheqësve fetarë që i bënë thirrje votuesve të mos lejojnë partinë nacionaliste, BNP, të fitojë zonën Barking në Londër.
BNP e ka fokusuar fushatën elektorale në Londrën Lindore ku shpreson që udhëheqësi i tyre, Nick Griffin të bëhet deputeti i parë në parlament.

The Guardian ka në faqe të parë një fotografi të kryeministrit Gordon Brown që thotë "Kryeministri i mundur gjen zërin."

Kjo pasi kryeministri mbajti një fjalim plot pasion në një apel drejtuar votuesve të pavendosur duke i thënë të votonin për laburistët në mënyrë që të vazhdohej me reformat e filluara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›