Fjala e Kryeministrit Berisha sot ne Kuvend
- Me poshte vijon e plote fjala dhe replikat e Kryeministrit Berisha gjate seances se sotme parlamentare.
E nderuar zonja Kryetare
Te nderuar deputete
Te dashur qytetare dhe qytetare
Ligji qe po diskutojme nuk eshte gje tjeter pervec se nje perballje midis mafies grabitqare te tokave ne kete vend dhe pronareve te mjere te cilet gjate gjithe ketyre viteve pane tentakulat e pushtetit te shtrihen drejt tokave te tyre dhe drejt pronave te tyre.
Ne thelb ky ligj nuk synon gje tjeter vecse me forcen e te drejtes te kepuse nje e nga nje trofete qe pushtetaret i lejuan vetes tu grabisin pronareve. Nuk eshte aspak e rastit qe behet nje beteje kaq e madhe per kete ligj. Nje amalgame pushtetaresh grabitqare me pseudopronare qe kane grabitur edhe vellezerit e tyre qe me falsifikime monstruoze dhe me ndihme te pushtetareve kane lene duarbosh pronaret e vertete. Nuk jane te rastit klithmat e ketyre diteve. Beteja per pronen eshte beteja per sistemin. Beteja per stabilizimin e prones eshte beteja per stabilizimin e kapitalizmit ne Shqiperi. Absolutisht Ndaj dhe ligji vertitet dhe stervertitet sepse jane te panumert jane te shumte nga niveli lokal deri ne nivelin me qendror pushtetaret qe perdorin pushtetin e tyre si grabitqare te tokave dhe te trojeve te qytetareve.
Zoti Mediu shtroi problemin e apartamenteve ceshtjen e shtepive qe nuk ua lirojne pronareve. Une dua tju garantoj ju se do detyrohen ti lirojne. Ia kane mbajtur 50 vjet shtepine dhe tani qe i japin parate per ti liruar nuk ia lirojne. Dhe kane udhezim per te mos i liruar. Kane qarkore te fshehte per te mos i liruar. Absolutisht po Jua tregoj une po te doni. Eumlshte totalisht rezistence ndaj pronareve. Eumlshte rezistence ndaj sistemit. Perse paskan frike keta pushtetare te nderuar nga nje ligj i cili verifikohet ne cdo qelize ne gjykatat e vendit. Apo duan me cdo kusht qe vendimet e tyre famezeza te mbeten te perjetshme Nuk mund te ndodhe kjo.
Ky eshte ligji qe ben drejtesine mbi pronen. Dhe ky ligj u djeg vetem atyre qe kane pervetesuar pronen duke u vene kemben ne fyt qofte edhe familjareve te tyre. Ky ligj do te behet 100 here derisa e drejta te shkoje ne vend. Nuk do te mundet qe dikush te ndertoje parajsen mbi lirine e tjetrit dhe ta lene ne nje sistem te lire njelloj si ne sistemin e meparshem. Kjo eshte e pamundur. Une e kuptoj qe kjo ju djeg shume ju. Une e kuptoj se ju shihni mbrapa te gjithe hipoteken. Ata qe e kane te merituar e kane te garantuar qofshin kuneter qofshin mbikuneter. Por ata qe e kane gabim atyre do tu merret ne menyren me absolute ne menyren me publike. Grabitqaret do te marrin pergjigje ligjore. Kjo eshte arsyeja. Ju shihni hipoteken. Ju imponon hipoteka juaj. Zoterinj hipoteken nuk e luan askush por kur ajo eshte ne kundershtim me ligjin ajo do te zhbehet. Se ju menduat se me nje noter dhe me nje inspektor do te mund te pervetesoni mijera e mijera hektare toke ne mbare vendin. Cfare keni ju kur ky eshte ligj kunder pushtetareve Pse u dilni Zot pushtetareve Jeni ju ne pushtet apo une Ju e keni hallin se ju keni vendosur hipoteken me te gjere ne pronat e te tjereve. Ky eshte i vetmi hall. Sepse per pushtetaret e mi nuk qani hall ju.
Ky eshte ligj i cili me gersheret e se drejtes pret pronat e paligjshme te pushtetareve. Nuk ka pune me qytetaret. Po e linin larot pronarin pa ia marre lere mos e pyet. Une ju them se kolektivizimi ka qene kapitulli me i hidhur me i trishtuar i pronareve. Atyre nuk iu mbaroi kurre saga e vuajtjes pikerisht prej pushtetareve. Kesaj here jo me per kolektivizim por pervetesim i siperfaqeve te medha per qellime teresisht personale. Pra mos votoni kunder ketij ligji sepse dilni shume keq. Ligji eshte absolutisht per pronaret e vertete jo per ata pseudopronaret te cilet i kane bere gjemen edhe vellait te vete. Edhe vellane e vete e kane nxjerre nga shtepia jo me nga toka e katandia dhe e kane lene ne diell. Per keta nuk behet fjale.
Une po flas per pushtetarin ne parim nuk po flas per nje person apo per nje tjeter. Jeni shume gabim. Sepse po te me fusni mua per gjera konkrete mund te permend une gjysmen tuaj nje nga nje per hipoteke por une nuk e bej kete sepse nuk dua ta bej. Sepse pastaj del qe ligji ka qellime personale. Jo ligji nuk ka asnje qellim personal. Ligji ka qellim te adresoje nje ceshtje qe qendron ne themel te sistemit tone qe ju mesa shoh une ende nuk e keni pranuar.
Kryeministri Berisha Diskutimi i zoterise eshte fund e krye i udhehequr i frymezuar nga urrejtja per pronaret e vertete pavaresisht nga ngjyra e tyre. Ne rastin konkret pavaresisht se prona i eshte rikthyer nje familje te lidhur me kryetarin tuaj si kocka me mishin dhe mishi me kocken me shume se secili prej jush ju serish ketu ngriheni per fajin e vetem se ai nuk ju jep 20 ju.
Me degjoni gjate ketyre kater viteve pronareve te ketij vendi u jane rikthyer 2100 prona te zena gjate tete viteve u keni grabitur 2500 prona pronareve te vertete dhe te gjitha keto do te behen transparente nje e nga nje por ne momentin e duhur. Vazhdoni ju pertypni mashtrime dhe genjeshtra. Te jeni te sigurt se do te kete nje radiografi me transparenten te ketyre viteve ne te cilet ju do te dilni qe kini. Sepse te mbash mediat e ketij vendi per tre jave per privatizimin e objektit Ekspozita Sot e cila per 20 vite nuk ka pasur pothuajse asnje institucion shteteror brenda e cila kishte publike vetem kompensaten e cila u privatizua ne perputhje me te gjitha ligjet e vendit e cila u privatizua duke i dhene tokes nje cmim 4 here me te madhe sesa ajo e Besnikut tuaj sesa ajo qe mori Besniku juaj ne qender te Tiranes.
Ju mendoi se me ane te mediave do tu hidhni trute e veshgjatit qytetareve. Mos e mendoni. Beheni fare qesharake. Humbisni cdo lloj kredibiliteti si opozite. Mister 20 nuk eshte koha. Koha edhe 20 e miqve te tu do tia jape ketij Parlamenti ketu. Mos ki merak se radiografine do tjua bejme neve ju por jo kur te doni ju. Se nje here me njihni nje here nuk me njihni. Une ju njoh ju vazhdimisht. Pra ky eshte qendrim ndaj prones. Ju pikerisht se nuk e privatizuat dot ate prone pavaresisht se ate e mori nje njeri i afert i njerit prej jush por e mori me merite me dokumente ju jeni terbuar.
Ju mendoni se do te bindni shqiptaret se toka qe eshte shituar me 80 euro ne qender te Tiranes karshi Dajtit qenka shitur me mire se toka e shitur me 400 euro tek Ekspozita Sot 1 kilometer nen qendren e Tiranes. Ku e gjeni kete matematike Ramiz Alia e ka pasur lule matematiken ne krahasim me ju.
Do e mbyll kete duke i bere nje urim te perzemert per datelindje kundershtarit tim te perhershem ish kryetarit tuaj zotit Fatos Nano i cili sa qe ne krye te kesaj partie nuk lejoi kurre qendrime te tilla marrezore. Ai sa qe ne krye te kesaj partie nuk lejoi kurre qe ju te ngriheni kunder kredive per investimin e rrugeve te fshatrave tuaja sic bete sot per projektet e fondit rural. Sepse ju zoterinj udhetoni me benza me fuoristrada me makinat me sunspantive qe ekzistojne kurse ata fshataret te cileve u thyhet qerrja dhe jo me makina per ata nuk duhet te marrim kredi ne tu rregullojme rruget. Ku pyesni ju per ta Se po ia politizoj datelindjen por lider historik eshte ai ne fund te fundit dhe nuk kam pse te mos ia politizoj.
Kryeministri Berisha Keta kane nje problem te madh. Problemin e kane ne koke. Se per shkak te mungeses se drejtimit ketyre ne cdo moment iu duket vetja Kryeminister. Une u garantoi se kjo eshte menyra me e sigurt per mos tu bere kurre Kryeminister. Se kjo ju ben juve te mos me shtyni mua por shtyni njeri - tjetrin. Por ju per tu bere Kryeminister betejen duhet ta beni me mua. Ky eshte gjithe problemi juaj.
Tani vijme te ceshtja. I tere diskutimi qe bete ju dhe parafolesi faktojne se ju po mbroni hipoteken tuaj. Parimi themelor i te drejtes shqiptare i te Drejtes Evropiane i Kushtetutes se Shqiperise i Kartes Evropiane te te Drejtave te Njeriut eshte toka ti jepet te zotit. Ky eshte parimi qe mbizoteron mbi te gjitha parimet e tjera. Kurse ju qe bertisni ne emer te Kushtetutes toka ndash hajdutit. Cfare do te thote jo Cfare po themi ne Ne themi se qe ne momentin qe ju e paraqisni ceshtjen se po perjashtohen gjykatat kur gjykatat jane te pacenueshme qe ne momentin qe ska as edhe nje argument te kundert me ate qe eshte ne realitet ju deshmoni se jeni se pa asnje argument pervec dokumentit qe keni ne hipoteke per tokat qe keni pervetesuar. Nuk ka mjerim me te madh.
Dhe ti mos mendo se e nderon Presidentin duke i bere avokatin. Nuk ka nevoje per avokat Presidenti. Ka nje marredhenie institucionale ketu. Nuk mund te diskutohet ketu Presidenti i Republikes. Ka nje marredhenie Parlament ndash dekret. Njelloj sic ka marredhenie kur Presidenti kthen ligjet e Parlamentit. Eumlshte marredhenie kushtetuese ajo nuk ka gjera individuale. Ka gjithcka kushtetuese dhe institucionale.
Se dyti si mund ta konceptoni ju qendrimin e opozites qe ngrihet kunder mbrojtjes se investimeve si mund ta kuptoj une qe per here te pare dilet kunder nje marreveshje financiare per te zhvilluar vendin. Me thoni sepse kjo nuk ka ndodhur kurre Si mund ta beni ju kete A kaloni ju ne ato zona Se ju nuk shkelni ne toke. Ato qe ne sollem ketu jane vetem 1/5 e nevojave qe kane. Mire se hipoteka jua erreson syte por me marreveshjet financiare cfare keni ju para te cilat do ti investojme ne rruge ujesjelles kanalizime. Cfare keni me hapjen e zyrave Beme kater muaj pune me kompanine per te hapur zyra qe emigrantet mos te vinin ne Tirane per te marre nje pasaporte por ta merrnin ate ne Itali dhe ne Greqi. Ne vend qe te kerkoni qe zyrat ti hapim dhe ne vende te tjera ju votoni kunder. Atehere me thoni sepse interesat e emigracionit nuk i mbroni interesat e zgjedhesve nuk i mbroni interesat e financimeve nuk i mbroni. Me thoni cfare kerkoni nga qeveria qe te pranoni qellime te tilla Qeveria ime qe do te donte qe te linit menjane interesat hipotekes dhe bashkerisht ta votonim ligjin per pronat qe te linit menjane ziline tuaj politike dhe te votonit ate per hapjen e zyrave si dhe ne nje seri vendimesh te tjera. Ne do te donim qe ju te binit amendamentet per ta zgjeruar gamen e investimeve.
Pra cfare jeni ju Ju jeni konstitucionaliste pa Kushtetute.
Kryeministri Berisha Per here te pare pas dy vjetesh jam 100 perqind me kryetarin tuaj. Kryetari pasi ju kuotoi me nota si nxenesit dhe une ua bera apelin e notave ketu tani ka deshire ose po shkon drejt nxjerrjes jashte Parlamentit vetem e vetem se me keto qe thoni ne Parlament as ai nuk ju honeps dot. I thote nje mikut tim me mire pa ata ne Parlament sesa ashtu si flasin ata.
16/09/2010