Kryeministri Berisha pret ministrin e Arsimit te Malit te Zi Ferhat Dinosha

Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim ministrin e Arsimit te Malit te Zi Ferhat Dinosha.
Zoti Dinosha i percolli Kryeministrit Berisha pershendetjet e Kryeministrit te Malit te Zi Milo Djukanovic. Ai i shprehu Kryeministrit edhe pershendetjet e ngrohta te shqiptareve te Malit te Zi te cilet e cilesojne si arkitekt te nje shqiptarie te re.
Zoti Dinosha vleresoi ndihmen e cmuar te Shqiperise ne mbeshtetje te proceseve integruese edhe te Malit te Zi ku shqiptaret perbejne nje faktor relevant.
Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine per nivelin e shkelqyer te marredhenieve qe ekzistojne midis dy vendeve si dhe progresin nga ana etno-kulturore me zhvillime pozitive brenda Kushtetutesse Malit te Zi dhe proceseve integruese.
Kryeministri Berisha gjithashtu vleresoi lehtesirat qe ka krijuar infrastruktura ne shkembimet ekonomike dhe turistike midis dy vendeve dhe i beri te ditur se se shpejti perfundon ndertimi edhe i ures se Bunes dhe se ne planet e qeverise eshte edhe ndertimi i rruges ShengjinndashUlqin.
Kryeministri Berisha dhe zoti Dinosha u shprehen edhe per intensifikimin e bashkepunimit ne fushen e arsimit mes dy vendeve.
17/09/2010