E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e Presidentit Topi ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Larte te Drejtesise.

15 shtator 2010

Se pari ju pershendes

Jemi futur ne nje sezon te nje pune intensive qe natyrisht diktohet nga mjaft rrethana. Se pari deshiroj te rikonfirmoj qe te tera institucionet qe kane te bejne me sistemin e drejtesise jane dhe duhet te jene natyrisht me te motivuar per te qene ne sintoni te plote me ate stad ne te cilin ndodhet vendi yne Shqiperia qe ka te beje me integrimin ne Bashkimin Evropian me permiresimin e standardeve ne te gjitha linjat lidhur me gjyqesorin me administraten ne pergjithesi me vete Keshillin e Larte te Drejtesise. Patjeter jane institucionet qe duhet te jene pikerisht ne frontin e pare sepse ajo qe citohet vazhdimisht neper raporte sikurse ishte dhe Raporti i Progresit i Komisionit Evropian por edhe nga ato qe ne degjojme thuajse cdo dite qofte ne biseda me partneret por edhe ne komunikimin me njerezit nga ajo qe degjojme dhe qe kalon nepermjet emisioneve te medias nepermjet komunikimit te drejtperdrejte me letra apo me telefonata ku njerezit jane ne hall e ne nevoje dhe i perball puna me sistemin e drejtesise. Nga te gjithe kerkohet nje pozicion me i motivuar nje pozicion me korrekt i te gjithe sistemit te drejtesise.

Une me cilesine e Presidentit te Republikes duke dashur te jem gjithmone jo vetem konform konturit te Kushtetutes por duke ruajtur nje ekuiliber te plote dhe per sa i perket debatit politik ne Shqiperi nuk mund te rri pa thene qe sot sistemi i drejtesise duhet te jete me i vemendshem duhet te jete me i kujdesshem duhet te jete me profesional duhet te demonstroje me shume protagonizem ne momentin kur akuzat shfaqen sheshit kur akuzat pa i paragjykuar jepen ne menyre te ndersjelle ne publik dhe publiku me te drejte kerkon te jete jo vetem i informuar por kerkon te dije se ku eshte drejtesia. Kjo nuk do te thote qe nga kjo tavoline une deshiroj ti mesoj rrugen sistemit te drejtesise por sistemi i drejtesise nuk mund te rrije si spektator dhe ketu e kam fjalen per te gjitha hallkat e sistemit te drejtesise. Ndoshta akuzat jane politike ndoshta akuzat reciprokisht mund te jene dhe te pabazuara ndoshta akuzat mund te kene dhe argumente dhe kete nuk e kam thjesht per protagonistet kryesore. E kam per situaten ne pergjithesi e kam per cilindo qe duhet te kuptoje se garancia per sistemin demokratik ne Shqiperi si kudo eshte sistemi i drejtesise eshte konsolidimi i shtetit ligjor eshte permbushja me shume seriozitet i detyres nga gjithsecili nga i pari tek i fundit nga me i kualifikuari deri tek me pak i kualifikuari. Mund te jesh i pa kualifikuar por kjo nuk do te thote te jesh pa moral. Mund te jesh shume i kualifikuar por kjo nuk do te thote te kesh plotesuar te gjithe parametrat e integritetit moral. Pra eshte shume e rendesishme ajo qe kemi thene dhe here tjeter dhe qe duhet ta konsolidojme duhet qe dy parametrat baze qe duhet te kete nje njeri qe punon ne sistemin e drejtesise se pari eshte integritet baza me te cilen ngrihet ky profesion dhe e dyta profesionalizmi. Dhe qellimi i kesaj mbledhjeje eshte pikerisht per te konsoliduar nje rruge te cilen Keshilli i Larte i Drejtesise e ka nisur prej kohesh madje e ka nisur ne ate kohe kur une nuk isha President dhe Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise pikerisht ne vitin 2006 ku u kerkua qe te forcohet sistemi i vleresimit per gjyqtareve. Dhe qe nga ajo kohe ne takime te ndryshe ne e kemi konsoliduar kete linje per te vleresuar profesionalizmin per te vleresuar elementet pozitive te cilat do te ishin nje predispozite per kedo per te bere karriere ne gjyqesor por edhe per te nxjerre edhe anet negative te cilat jo ne pak raste kane ardhur per tu penalizuar ne Keshillin e Larte te Drejtesise.

Une nuk mendoj qe gjerat pavaresisht nga progresi te kene arritur aty ku duhet se ndryshe nuk do te flisnim me kete shqetesim. Progres-Raporti i BE-se e evidenton nevojen per permiresimin e punes per vleresimin e gjyqtareve. Ne po shkojme ne Evrope ne bashkepunojme me partneret evropiane edhe nepermjet misioneve te tyre qe monitorojne dhe orientojne sistemin e drejtesise. Shume gjera i kemi bere bashke dhe patjeter qe ne do i degjojme me shume vemendje sepse nuk ka shans te futemi ne Evrope pa plotesuar pikerisht ato orientime ato piketa te cilat jane konsideruar prej dekadash ne familjen evropiane. Kjo padyshim vlen per te gjithe vlen per KLD-ne i cili konsiderohet ai qe qeveris sistemin e drejtesise por vlen per cdo strukture te gjyqesorit vlen per cdo gjyqtar vlen per cdo punonjes se administrates ne gjyqesor per cilindo qe ka nevoje te ridimensionohet ka nevoje te jete ndoshta dhe pika e forte e referimit per te qene rregullator edhe per te tjeret. Aty ku flet ligji dhe kur ligji flet fort natyrisht qe nuk ka hapesira per diskutim qofshin keto dhe te karakterit te debatit.

Eshte e tepert qe une te risjell ne kete tryeze problemet qe kane qytetaret. Sigurisht qe flas ne emer te ketij sistemi me cilesine e Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise por flas edhe ne emrin e qytetarit i cili sikurse thashe dergon qindra dhe mijera letra ne zyren e Presidentit. Flas me zerin e qytetarit te cilin e kam kontaktuar drejtperdrejt prek shqetesimin e tyre qe fillon nga hallet me te rendomta e deri tek hallet me te forta. Jane te panumerta ankesat per ceshtjen e pronave te panumerta. Nuk vijne me letra anonime. Vijne me ze te drejtperdrejte. Nuk ankohen per dhenien e drejtesise sepse te gjithe duhet te jene te bindur qe drejtesia kur flet te tjeret duhet te heshtin nuk duhet te flasin por ankohen per abuzime qe ndodhin gjate procesit per mungesen e transparences per probleme qe edhe ju i dini shume mire. Keshtu qe ne e kemi te domosdoshme qe te bejme vleresimin.

Ne sot do te fillojme sipas nje metodologjie ne Elbasan per ta vazhduar kete pune ne te gjithe gjykatat e Shqiperise. Duhet ndare i afti nga i paafti. Duhet ndare ne menyre te qarte pa zona tampon i korruptuari nga ai qe nuk eshte korruptuar qe ujerat te mos perzihen ne menyre qe sistemi i drejtesise te marre noten qe meriton dhe jo te vleresohet ne bllok. Kjo eshte detyre e Keshillit te Larte te Drejtesise kjo eshte detyre e inspektoriatit i cili sjell dhe raporton ketu patjeter qe eshte detyre e secilit gjyqtar qe te bashkepunoje ne kete proces te rendesishem.

Eshte imediat dhe ky vjen si apel per te gjithe ata qe degjojne sot qofte ata qe jane brenda sistemit por qofte dhe ata qe jane te interesuar dhe qe kane te bejne me kete sistem qe bashkepunimi eshte jetik bashkepunimi nuk eshte thjesht formal se nuk eshte ai qe garanton suksesin. Bashkepunimi duhet te jete substancial duhet te jete mbi bazen e funksionimit te institucioneve mbi bazen e marredhenieve njerezore mbi bazen e komunikimit mbi bazen e transparences reciproke dhe pastaj te vijme ne ate sistem vleresimi i cili duhet te jape shansin qe te vleresoheni si nje organizem objektiv jo subjektiv. Doza subjektivizmi gjerat ti themi ashtu sic jane te tjeret na gjykojne jane shfaqur gjithmone gjithmone ka pasur doza subjektivizmi. Gjithmone ka pasur tendenca per te mbeshtetur ndonjehere dhe ata qe nuk e meritojne. Njeriu individualisht e ka te pamundur te beje vleresime komplekse. Kjo eshte arsyeja qe punohet me institucione. Kjo eshte arsyeja qe punohet ne menyre kolegjiale kjo eshte arsyeja qe nga cdo institucion kerkohet transparence seriozitet sinqeritet per te promovuar ato figura qe duhet te promovohen dhe besoj qe kjo do te ishte ne interesin e atyre qe sot ne pozicionet me te rendesishme te sistemit te drejtesise qe te japin shans qe te promovohen ata qe jane me te kualifikuar ata qe jane me te moralshem sepse vetem ne kete menyre ne do te rritemi ne shkallet e kualifikimit dhe do te jemi me te denje per tu absorbuar ne familjen evropiane.

Falenderoj dhe median Meqenese puna ne vazhdim do te jete per ceshtje te karakterit teknik ju ftoj zoti Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise qe pas mbledhjes te beje komunikimin ne emer te Keshillit te Larte te Drejtesise me median natyrisht nepermjet nje deklarate shtypi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›