E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i dorezon flamurin kombetar ekipit perfaqesues shqiptar ne Lojerat Olimpike Speciale te Varshaves

14 shtator 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi i dorezoi sot flamurin kombetar ekipit perfaqesues shqiptar i cili do te marre pjese ne Lojerat Olimpike Speciale 2010 te Evropes dhe Euro-Azise qe do te zhvillohen ne Varshave te Polonise.

Me kete rast ne mjediset e Presidences u zhvillua nje ceremoni e vecante ku ishin te pranishem Zevendesministrja e Arsimit dhe e Shkences Nora Malaj Zevendesministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta zoti Kastriot Sulka Ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar Fiona Mekiluam perfaqesues dhe drejtues te Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar te Olimpikut Special Shqiptar Fondacionit Vodafone Albania Qendres Sociale Don Bosko si dhe personalitete te shquara te sportit shqiptar trajnere e sportiste ne vite mesues edukatore dhe prinder te femijeve me aftesi te kufizuara etj.

Ne fjalen e tij pershendetese Kryetari i Shtetit u shpreh

Pershendetje te gjitheve
I dashur profesor Bellova
E nderuar zonja Ambasadore
Te nderuar perfaqesues te Vodafone Albania
Zonja Malaj
Zonja dhe Zoterinj

Eshte nje moment shume i vecante ndoshta eshte kthyer ne nje ritual qe organizohet per te katerten here ne ambientet e Presidences per te dorezuar pishtarin e Lojerave Olimpike Speciale nje organizim qe permbledh ne vetvete disa tipare te cilat jo gjithkush ne boten tone globale i ndan ne te njejten menyre. Te jesh perkrahes te jesh inspirues sikurse ishin dhe vazhdojne te jene perfaqesuesit me te nderuar te familjes presidenciale Kenedi per kete organizim jashtezakonisht fisnik shume te ndjere per te gjithe ata femije me aftesi te kufizuara per ti futur ne boten e sportit ne boten e natyrshme te konkurrimit besoj qe eshte nje nder elementet me te rendesishem te pjeses me te ndjeshme te njerezve te cilet faktikisht jane jo vetem ne institucione por jane edhe njerez te sportit te artit te fushave te tjera te cilet kane mbeshtetur pa asnje lloj interesi nje levizje olimpike e cila ne vetvete permbledh nje bote shume te vecante por me shume dimensione.

Nuk eshte e rastit qe te riperseris falenderimin e vecante per keta femije te cilet jane ngritur mbi veshtiresite e konstitucionit fizik per te qene pjese e botes qe na rrethon per tu futur ne sport dhe per te realizuar ate qe te gjithe e inspirojne qe te realizojne - kompeticionin nepermjet botes se sportit qe eshte nje bote shume e pasur eshte nje bote qe afron shume njerez dhe mbi te gjitha afron prinderit kujdestaret dhe njerez mjaft te nderuar sikurse jane ata qe na gezojne me pranine e tyre sot ketu.

Jam i bindur qe konkurrimi modest i 12-te femijeve nga Shqiperia ne Lojerat Olimpike Evropiane qe do te zhvillohen ne Varshave do ti jape ketyre femijeve nje kenaqesi te vecante sigurisht ne ato lojera ku ata do te kene mundesine te marrin pjese. Me sa pashe dhe u informova dhe ne lojen e pingpongut ku edhe une personalisht vite e vite me pare ne adoleshencen time kam qene pjese e ekipit te te rinjve te Tiranes shoh ketu zotin Tufa kampionin e Shqiperise i cili natyrisht qe mund ti jape ketij ekipi te gjithe boten e tij sportive talentin e tij dhe jam i bindur qe ju patjeter do te arrini sukses ne Varshave.

E rendesishme eshte qe te marresh pjese ne gare. Ndoshta dhe nuk fitohet asnje trofe por eshte shume e rendesishme te marresh pjese. Kete mesazh e kemi thene vazhdimisht cdo vit. Eshte nje gje e jashtezakonshme kur shikon qe keta femije kane afer personalitete shume te nderuara. Une kam nje ndjeshmeri shume te vecante per profesor Belloven i cili nga viti 1994 e drejton. Natyrisht falenderoj shume dhe fondacionin Vodafone Albania qe ka dhene mundesine qe kjo levizje te kete nje mbeshtetje financiare. Vertet qe eshte deshira e madhe eshte mbeshtetja e institucioneve por duhet edhe mbeshtetja financiare.

Por mbi te gjitha eshte mesazhi qe ne japim per te gjithe femijet qe jane ne nevoje. Kjo levizje speciale ne te gjithe boten ka angazhuar rreth 3 milion femije dhe vetem ne Shqiperi ka angazhuar rreth 3 mije femije dhe kjo tregon qe me permasat qe ka Shqiperia angazhimi ne kete levizje eshte nje gje shume sinjfikative qe tregon qe femijet qe jane ne nevoje kujdestaret prinderit kane nevoje qe keta femije ti fusin ti integrojne ne jeten normale.

Une besoj qe vit pas viti keta femije i kam fiksuar i kam ne memorien time patjeter qe do te demonstrojne qe kane kaluar ne nje etape tjeter. Jane me te zhvilluar qofte fizikisht qofte psiqikisht dhe mbi te gjitha duke pasur kete lloj perkujdesje qofte te institucioneve qofte te figurave te nderuara te botes se sportit te artit dhe pse jo dhe te media qe eshte e pranishme e cila ben te mundur qe ta jape kete mesazh ne publik e ben te mundur qe edhe ne te jemi shpreseshumte qe ne vitet qe vijne keta femije do te jene me pjesemarres do te jene me te zhvilluar duke i dhene me shume mundesi edhe institucioneve te shtetit edhe organizatave qe i ndihmojne qe te jene me pjesemarres qe kjo levizje te jete gjithmone sa me cilesore.

Edhe nje here ju uroj suksese ne Lojerat Olimpike Speciale qe do te zhvillohen ne Varshave

Pjesemarresit ne kete veprimtari u pershendeten gjithashtu dhe nga Presidenti i KOSSH-se Ismet Bellova si dhe drejtues te kompanise Vodafone Albania e cila mbeshteti dhe organizoi Lojerat Olimpike Speciale Shqiptare 2010. Ne fjalen e tyre ata vune ne dukje me konsideraten me te larte mbeshtetjen dhe perkujdesjen qe Presidenti Topi ka dhene per keta femije ne nje periudhe prej kater vitesh. Pasi i bene nje prezantim ekipit perfaqesues shqiptar ne lojerat evropiane te femijeve me aftesi te kufizuara zoti Bellova shprehu bindjen se keta femije do te perpiqen te arrijne rezultate te kenaqshme fitore dinjitoze dhe sukses si nje tregues i mirenjohjes se tyre per gjithe perkrahjen tone. Nga ana e tij Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania Albi Greva nder te tjera shprehu nje falenderim te posacem per Zonjen e Pare Teuta Topi per gjithe perkushtimin dhe vemendjen e treguar ndaj veprimtarive te ketij lloji te organizuara pergjate tre viteve dhe shprehu kenaqesine e vecante qe Zonja Topi do te shoqeroje ekipin ne keto Lojera.

Dorezimi i flamurit kombetar ekipit perfaqesues shqiptar nga Presidenti i Republikes pas ekzekutimit te himnit kombetar shqiptar ishte momenti kulmor dhe permbylles i kesaj veprimtarie.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›