Fjala e Kryeministrit Fatos Nano mbajtur sot në mbledhjen e radhës të KRRTRSH-se Çeshtjet kryesore te analizes dhe vendimarrjes se KRRTRSH- se ne mledhjen e sotme, pra, per analizen e zhvillimi
Fjala e Kryeministrit Fatos Nano mbajtur sot në mbledhjen e radhës të KRRTRSH-se
Çeshtjet kryesore te analizes dhe vendimarrjes se KRRTRSH- se ne mledhjen e sotme, pra, per analizen e zhvillimit te industrise se turizmit ne Shqiperi, qe nga pikpamja urbanistike na nxiti, jo vetem zhvillimi spontan 10- vjeçar, por dhe bumi i sezonit te kaluar turistik, te vijme ne nje nderhyrje te programuar dhe te qendrueshme ne kohe qe i hap rrugen perspektives.
Une dua te theksoj per te gjithe pjesmarresit angazhimin e Qeverise qe, ne menyre te programuar, do te vazhdoje te ndermarre hapa konkrete ne zhvillimin e industrise se turizmit, duke kuruar, ne radhe te pare me vendosmeri, kaosin urbanistik te shkaktuara ne zonat prioritare turistike. E risjell ne vemendjen tone te perbashket, se situata, kur nga 3000 ndertimet e kryera ne zonat bregdetare, 2500 jane pa leje ose ndertime qe nuk kane respektuar rregullat e zhvillimit urban sanksionuar ne lejet e ndertimit, nuk mund te tolerohet me. Prandaj e gjej me vend te terheq vemendjen per te gjitha autoritetet vendore vendimmarrese sipas ligjit te urbanistikes, gjithashtu, te cilat me vendimet apo mosveprimet e tyre, ne kundershtim flagrant me ligjin per urbanistiken dhe planet rregulluese te miratuara per zhvillimin e zones turistike, e kane lejuar ne mos nxitur masakren qe po fillojme ta kurojme sot.
Pra, ne kete mbledhje, u kerkoj publikisht te gjithe prefekteve ne zonat e mbrojtura turistike, te analizojne veprimet dhe mosveprimet e autoritetev vendore ne fushen e turizmit dhe te hyjme ne autoritetin e ligjit per te ndaluar perfundimisht perseritjen e ketyre fenomeneve per te nxitur zhvillimin qe po programojme.
Vendimi qe po marrin sot dhe aksesoret e tij pecaktojne qarte ne menyre perfundimtare zhvillimin e bregdetit te Adriatikut, si zone turistike masive, kryesisht, ndersa bregdetin e Joinit, pervec specifikave te tij natyrore dhe historike, si zone per zhvillimin e turizmit elitar, kryesisht, proces qe natyrshem ka dhe kostot e veta qe permblidhen, sic po konkludojme se bashku, ne prishjen e detyruar te rreth 700 ndertimeve pa leje ne gjithe zonen ranore te bregdetit.
Ne kompesim per zhvillimin e nje turizmi standart te niveleve moderne europiane dhe vecanerisht te pellgut te Mesdheut, Qeveria do te krijoje ne mbeshtetje te kesaj vendimarrjeje te KRRTRSH-se, te gjitha hapesirat e nevojshme ligjore, urbanistike, infrastrukturore, mbeshtetjen ekzekutive e financiare dhe logjistike qe sipermarrja vendase dhe e huaj te kryeje investime te menjehershme per te perballuar fluksin ne rritje ne funksion te sezonit te ardhshem turistik. Nga vendimet e sotme, te nderuar kolege, ne po hyjme ne nje faze te re te zhvillimit te turizmit ne Shqiperi, e cila na ndan perfundimisht nga fenomenet tranzitore qe, per interesa ngushtesish komerciale, pra, dhe shpesh ilegjitime, kane demtuar te ardhmen tone te perbashket. Vendi yne nuk ka nevoje vetem per eksperte qe na asistojne. Ne kemi te gjitha resurset natyrore, ekonomike dhe njerezore per te krijuar dhe integruar ne tregjet rajonale dhe globale, potencialet njerezore dhe turistike konkurruese te vendit.
Natyrshem, te gjithe ministrat, anetare te KRRTRSH-se dhe anetare te tjere te Qeverise, duke marre dijeni dhe mbeshtetur kete projektvendim qe do ta votojme tani me shtrirje nderdikasteriale, detyrohem te nxjerrim menjehere te gjitha aktet ligjore e nenligjore per te mundesuar fillimin e menjehershem te korrigjimeve qe mbeshtet dhe nxit zhvillimin e programuar te turizmit sipas strategjive te vendit.