- Fjala e Kryeministrit gjate ceremonise se prezantimit - Kryeministri Fatos Nano ka marre pjese sot ne prezantimin e Drejtorit te ri te Sherbimit Informativ Shteteror, z.Bahri Shaqiri. Ne kete pre
- Fjala e Kryeministrit gjate ceremonise se prezantimit -
Kryeministri Fatos Nano ka marre pjese sot ne prezantimin e Drejtorit te ri te Sherbimit Informativ Shteteror, z.Bahri Shaqiri. Ne kete prezantim, ishin te pranishem edhe Prokurori i Pergjithshem i Republikes, Theodhori Sollaku, Ministri i Rendit Publik, Igli Toska dhe drejtues te strukturave te tjera shteterore qe bashkepunojne me institucionin e SHISH. Kryeministri Nano ka mbajtur me kete rast kete fjale:
Të dashur miq,
Të nderuar anëtarë të ekipeve të këtij institucioni të rëndësishëm,
Sot vij te ju per te prezantuar Drejtorin e ri te Pergjithshem te Sherbimit, nje nga djemte e ekipeve te SHISH-it te ri, aspak te panjohur per ju te gjithe, edhe per faktin e rendesishem te pervojes per nje kohe jo te shkurter si drejtor i kabinetit te ish drejtorit tuaj te sherbimit, te nderuarit Kujtim Hysenaj, te cilen e humbem vetem pak dite me pare.
Eshte nje moment i ndjere, i vertete dhe nje nderim i ben mire institucionit dhe punes se tij, na ben mire te gjitheve, qe te rivleresojme edhe nje here punen e Kujtim Hysenaj, i cili arriti ne nje kohe relativisht te shkurter t'i jepte gjithnje e me shume struktures dhe institucionit te SHISH dimensionin e rezultateve dhe profesionalizmit qe kerkon ligji. Ne kete kuptim ne e humbem kujtimin ne momentin me te mire per te dhe sherbimin dhe prandaj eshte nje humbje qe ndjehet dhe do te ndjehet edhe per mua. Nderkaq po kalojme natyrshem stafeten tek nje njeri i rritur bashke me sherbimin dhe qe natyrshem njeh edhe vleren, edhe objektivat, ka dhe perkushtimin dhe kujdesin e vazhdimit te stabilitetit dhe te performances ne SHISH, sebashku me ju dhe i mbeshtetur dhe i vleresuar ashtu si deri tani nga ju.
Me kete rast, dua si Kryeminister te vleresoj serish hapat qe keni hedhur dhe te nxis gjithçka qe keni krijuar si pervoje pozitive, jo vetem ne rrafshin e bashkepunimit me institucionet e tjera te shtetit te se drejtes, por sidomos dhe ne menyre te spikatur ne bashkepunimin e frytshem qe po ju ndihmon te rriteni dukshem me sherbimet e tjera partnere te vendeve te medha apo te vendeve fqinje, sepse keshtu do te vazhdoni te shtoni provat e suksesit te sherbimit ligjor ndaj vendit dhe qytetareve te tij, te besimit tek drejtuesit e shtetit dhe te institucioneve te tjera me te cilat punoni. Une i shoh keto si prova te forta te mbeshtetjes se veprimtarise tuaj vetem mbi ligjin dhe tek aftesia juaj profesionale per te sjelle sherbimin tuaj ligjor ne perputhje me orientimin e pergjithshem te zhvillimit te vendit.
Ka kaluar nje kohe jo e shkurter nga takimi yne i fundit dhe prandaj me duhet te vleresoj punen dhe rezultatet qe keni arritur ne kete periudhe, perpjekjet dhe mbi kete baze te ndaj me ju kerkesen per me shume angazhim ne objektiva prioritare. Ne analizen e fundit qe kam marre pjese ne kete salle disa nga detyrat dhe objektivat e rendesishme shteterore qe ndava me ju lidheshin:
Se pari, me thellimin e orientimit te veprimtarise se Sherbimit Informativ Shteteror mbi baza ligjore, profesionale dhe sa me larg influencave apo kontakteve me parti apo politiken e tyre.
Se dyti, për shtrirjen e pervojave pozitive te sektoreve prioritare te suksesit brenda jush siç ka qene dhe mbetet antiterrori ne menyre te veçante, edhe ne departamente te tjera, me gjithe strukturen e angazhuar ne luften kunder korrupsionit, trafiqeve, lendeve narkotike, armeve, etj
Se treti, nxitjen per te pershpejtuar plotesimin e kuadrit te akteve normative dhe rregullatore per punen e Sherbimit, si kusht dhe mjet efikas per te neutralizuar apo shmangur veprime arbitrare te mundshme, apo cenim te mundshem te lirive apo te drejtave themelore te shtetasve ne shoqerine tone demokratike.
Se katerti, thellimin e reformes se marrjes dhe te perpunimit te informacionit dhe orientimin e procesit informativ drejt infiltrimit dhe krijimit te burimeve te sigurta per veprimtarine e grupeve te mirefillta kriminale dhe me rrezikshmeri te larte.
Me duhet ta vleresoj ne dinamike angazhimin tuaj ne keto drejtime prioritare, duke vleresuar disa nga arritjet qe spikasin.
Me nje pune serioze dhe me shume profesionalizem, ju arritet sebashku me qeverine dhe ligjvenesit te sillni dhe te mbeshtesni miratimin nga Kuvendi i Shqiperise te njerit prej ligjeve me delikate, te ndjeshme dhe te rendesishme per Sherbimet Sekrete, ligjin "Per Pergjimin e Telekomunikimeve", i cili:
a. Garanton shtetasit e Republikes se Shqiperise se askush nuk mund te dhunoje ne menyre arbitrare te drejtat dhe lirite e tyre dhe se veprimi ligjor per keqberesit eshte i orientuar dhe i mbrojtur kryekeput nga procedura te mbyllura e te qarta dhe standarte me legjislacionin e vendeve me te zhvilluara demokratike.
b. Ky instrument i ri ligjor detyron dhe vendos njekohesisht Sherbimin Informativ te shtetit, per here te pare ne historine e tij, perpara detyrimeve, kushteve dhe kritereve ligjore edhe te kesaj veprimtarie te domosdoshme profesionale.
c.Padyshim sebashku shtuam nje instrument ligjor te pazevendesueshem per ta bere me efikase luften kunder krimit dhe gjithçkaje qe leviz rreth tij, me format e perfeksionuara qe ato kane marre dhe qe per ju jane te njohura.
Kjo na ka dhene mundesine te shtojme besimin e partnereve tek Shqiperia dhe institucionet e saj demokratike, te zgjerojme bashkepunimin ne rajon e me gjere, per te dhene kontributet e nje vendi demokratik ne luften ndaj te keqijave globale qe nga terrorizmi, deri tek trafiqet e krimi i organizuar. Kjo i ka dhene mundesi qeverise dhe institucioneve drejtuese te shtetit te jene me te sigurta dhe me te orientuara ne politiken e tyre konstruktive ne rajon e me gjere, ne dobi te paqes e te prosperitetit demokratik, ne dobi te mbrojtjes se kufijve te hapur per levizjet e lira te njerezve te lire dhe te pakalueshem, me pak te kalueshem gjithnje e me shume, nga keqberesit, trafikantet apo grupet e krimit pa atdhe.
E gjitha kjo ka ndikuar dukshem jo vetem ne rritjen e reputacionit dhe kredibilitetit te Sherbimit Informativ Shteteror, por dhe ne permiresimin e imazhit te vendit dhe prandaj jemi sot ketu, ashtu si ne çdo tryeze tjeter pune dhe perfaqesuese te shtetit tone demokratik per te marre me shume angazhime, per te ndare me shume detyra, per te nxitur me shume progress.
Argumenti i dyte qe dua te qemtoj si arritje e periudhes ne fjale eshte akti normativ, vendimi i Keshillit te Ministrave "Per perparesite, fushat dhe nivelin e bashkepunimit te SHISH me sherbimet informative te vendeve te buaja", i cili:
a. U ndermor si hap i domosdoshem dhe ne kohen e duhur per t'ju kundervene perfeksionimit te krimit dhe rrjeteve te tij, tendencave te nje organizimi me te gjere te keqberesve, te shtrirjes se lidhjes se tyre pertej kufijve shteterore apo kombetar, te mpleksjes se tij ne skema dhe itinerare me te gjera rajonale, ballkanike apo europiane apo edhe me tej akoma, te cilet krijuan stimujt dhe detyrimin e nevojshem per te bere akoma me efikas dhe me funksional bashkeveprimin, koordinimin e veprimtarise se Sherbimit Informativ Shteteror me sherbime te tjera partnere e aleate dhe per ta orientuar me mire kete bashkepunim ne territorin dhe me sherbimet e vendeve ku shtrihet veprimtaria e trafikanteve apo e rrjeteve te krimit te organizuar.
b. Duke e vendosur kete bashkepunim mbi baza ligjore me akte rregullatore qe burojne nga Ligji dhe Kushtetuta edhe vete veprimtaria informative behet me e organizuar dhe me efekase per shkak se dhe ju beheni me te mbeshtetur dhe fitoni kurajon qe ju jep nje ligj i mire per te vepruar apo menjanuar prirje apo shmangie voluntariste apo subjektive nga kryerja e detyres.
c. Siç e thashe me siper, vendosja e ketij bashkepunimi dhe koordinimi i nevojshem qe e ben ate rezultativ, per shkembimin e informacionit apo operacione agjenturore te perbashketa, vendosja e kesaj pune mbi kritere dhe instrumenta ligjore jo vetem jep qetesine dhe garancine per publikun dhe per funksionimin e shtetit se drejtes, por eshte nje hap me shume qe institucionalizon marredheniet midis sherbimeve te fshehta qe jane aleate, ne sfida te integrimit rajonal e global. Kjo ka patur ndikimin e vet te dukshem e te spikatur ne bllokimin apo periferizimin e veprimeve personale apo te personalizimit te kontributeve dhe abuzimit me to.
Mbi bazen e legjislacionit ne fuqi, une di se ju keni arritur te krijoni dhe miratoni, nje numer aktesh dhe instrumentash ligjore, nje numer rregulloresh te domosdoshme e te dobishme, qe e kane strukturuar me ne fund te gjithe fushen ku ju veproni apo bashkeveproni ne sherbim te ligjit, duke identifikuar dhe shtuar mundesite, mjetet dhe duke nxitur te shfaqin dhe te trajnohen me shume aftesi profesionale, si premisa per te parandaluar dhe zbuluar krimin ne dimensionet qe ai shfaqet apo rritet. Mund te permend ne kete numer aktesh apo instrumentesh "Rregulloren per Veprimtarine Informative", "Per rrjetin e fshehte", "Per statusin e punonjesit te Sherbimit", etj.
Jam i qete te vleresoj publikisht dhe me ju se Sherbimi yne informativ ka rritur nivelin dhe cilesine e bashkepunimit me institucionet partnere brenda dhe jashte vendit, ne menyre te veçante me partnere tradicionale perendimore, jo vetem ne kembime informacionesh, por edhe ne operacione te perbashketa per te zbuluar dhe dokumentuar,- publiku ka dhe operacionin e duhur per rezultatet dhe suksesin e ketyre operacioneve, kunder veprimtarive te rrezikshme kriminale qe nga trafiqet e armeve, rrjetet e trafikanteve, zbulimi dhe neutralizimi i elementeve apo i grupeve me prirje apo tendenca terroriste, ekstremiste, etj.
Viti i fundit, ka sjelle dhe nje permiresim te dukshem dhe hapa te frytshem ne zgjerimin dhe forcimin e bashkepunimit te Sherbimit Informativ Shteteror te Shqiperise me sherbimet fqinje ne Ballkan, duke thyer dhe kapercyer barriera tradicionale te mosbesimit per kete shkak, te heshtjes apo mungeses se kontaktit, duke sjelle mundesi, oportunitete te reja me interes te perbashket per te njejtin qellim; luften kunder trafiqeve, korrupsionit, krimit te organizuar, etj.
Se fundi, me vjen shume kenaqesi te afirmoj, eshte rritja cilesore e bashkepunimit te SHISH- it me institucionet e tjera te shtetit te se Drejtes dhe ky bashkepunim tashme ka kaluar caqet e ngushta te percjelljes vetem te informacionit dhe ka hyre ne tryeza dhe struktura e skema bashkepunimi, qe ndjekin gjithe shtigjet e rruget e nevojshme per te parandaluar dhe dokumentuar krimin apo te shkeljeve te tjera te ligjit ne veprimtarite qe edhe dikasteret apo institucionet e tjera te shtetit te se drejtes i mbulojne si detyra prioritare, me te cilat i ngarkon ligji.
Por, siç e thashe, kur punon mire forcohet edhe kerkesa per me shume ritem dhe rezultate. E njejta gje ndodh me shtetin dhe institucionet e tij drejtuese, me qeverine, prokurorine, gjykatat etj., ne procesin e reformave per perafrim, asociim, integrim me organizatat e botes euroatlantike. Sapo krijohen kapacitete qe prodhojne rezultate me te mira ne perballimin e sfidave ne rritje, integrimit apo te sfidave globale qe rrethojne vendet e reja demokratike ne menyre me sensitive sesa vendet e konsoliduara si demokraci, lind hapesira, shtohet kerkesa, nxitet bashkepunimi per hapa te tjere me te rendesishem. E njejta situate eshte edhe per ju, sepse jo pak detyra mbeten ende per t'u realizuar perballe nje numri stagnant aktesh kriminale dhe mbartes te tyre, qe i kane shpetuar zbulimit, dokumentimit informativ dhe per pasoje ndeshkimit ligjor. Perballe jo pak pasojave qe vazhdojne t'i vijne ende ekonomise se vendit, ekonomise se shtetasve e te familjeve shqiptare nga informaliteti apo veprimi ne zonen e hijes ne kufijte e tregjeve, apo nen dore, te cilat presin te evidentohen fiks fare edhe nga puna juaj.
Natyrshem vjen kerkesa per me shume cilesi ne punen tuaj ne keto fusha prioritare e te ndjeshme, veçanerisht luften dhe goditjen e bashkerenduar me organet e tjera ndaj krimit te organizuar dhe te krimit ne ekonomi ne teresi.
Ende ka nje harte qe nuk eshte e gjitha me te njejten ngjyre per rezultatet ne punen e strukturave tuaja. Ka ngjyra me reagente dhe me optimiste ne luften luften kunder terrorizrnit, ekstremizmit, fondamentalizrnit te cdo lloji etj., ka ngjyra ende jo shume afer ylberit, ende ne zona gri per disa drejtori te tjera.
Me lejoni te perseris postulatin qe karakterizon moralin e veprimtarise se nje sherbimi inteligjent te lidhur me cilesine dhe rentabilitetin si virtyte perballe veseve, dobesise dhe paaftesise si pleh i mire ku lulezon krimi.
Goditjet e munguara dhe aksionet e veshtira te luftes kunder krimit nuk mund te arrihen vetem me ligje dhe infrastrukture sado te mira qofshin ato. Edhe pervoja e luftes globale ndaj krimit apo terrorizmit tregon se aktet e renda kriminale te terrorit apo terrorizmit nderkombetar mund te neutralizohen, te parandalohen apo te shmangen vetem me perkushtim, me profesionalizem, me kualifikim, i cili eshte global, nuk mund te jete nacional apo i mbyllur ne zyra te veçanta.
Ne qofte se ne po bejme hapa perpara ne perafrim dhe integrim me boten euroatlantike, kjo po vjen per shkak te rritjes se aftesive, per te bashkevepruar, qe kane oficeret tane civile apo me uniforme, ne sektore e fusha sensitive ku orientohet dhe zhvillohet ky bashkepunim. Ne qofte se forcat e armatosura apo Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise apo i Policise tani se fundi po behet gjithnje e me nderveprues me strukturat homologe te NATO-s apo te policive europiane atehere ju duhet te vazhdoni te ndiqni te njejtin progres ne shtimin e fushes dhe te efektit te nderveprimit me sherbime partnere, duke u profesionalizuar dhe specializuar.
Vetem njerez patriote, te kulturuar, mendjehapur, profesioniste te miretrajnuar dhe kurajoze mund t'u pergjigjen ketyre sfidave globale te kohes qe jetojme, te cilat shfaqen ne territore lokale ku ju veproni. Vetem te tille njerez mund ti dominojne sfidat qe vijne nga bota e krimit. Prandaj dhe politika e kuadrit nuk i duron miqesite apo leshimet qe behen per shkak klientele, farefisnie, politizimi, klanizimi apo semundje te tjera te shoqerise sone ne tranzicion.
Eshte urgjente ne vleresimin tim te forcohen koordinimi dhe bashkerendimi i punes midis sherbimeve informative me njeri tjetrin, midis SHISH dhe SHKB-se prane Ministrise se Rendit, SHIU prane Ministrise se Mbrojtjes dhe Sherbimet e tjera ate te Kampe Burgjeve, prane Ministrise se Drejtesise, apo Sherbimet Doganore e Tatimore qe luftojne kontrabanden apo trafiqet, evazionin apo levizjet e parase gri rreth e rrotull administrates.
Eshte e nevojshme te programoni me mire nevojen dhe rezultatin e punes per kualifikimin profesional te eksperteve te sherbimit, sipas fushave dhe veprimtarive kriminale qe ndiqen ne strukturen tuaj.
Se fundi, me lejoni t'ju kerkoj te forconi akoma me shume bashkepunimin me sherbimet partnere ne fushat me interes te ndersjellte dhe prioritare, te jeni me reciproke ne partneritet dhe ne kembimin e eksperiencave, qe shtojne dhe i bejne me te mrehta instrumentat e luftes kunder krimit.
Te gjitha sa theksova une ashtu si Presidenti i Republikes i kemi ndare tashme me drejtorin e ri te SHISH, zotin Bahri Shaqiri, tek i cili kam kenaqesine te ndaj dhe me ju pohimin se gjeta qetesine dhe maturine e nevojshme per te garantuar dhe nxitur angazhimin e ketij institucioni per permbushjen e detyrave ligjore me me shume profesionalizem dhe rezultat.
Kam kenaqesine ta quaj zotin Shaqiri nje produkt sintetik te rritjes tuaj, nje prove te pjekurise dhe profesionalizmit te te gjithe institucionit, i cili ka rritur edhe drejtuesit e rinj. Kjo eshte nje prove per fazen e re ne te cilen po hyjne institucionet tona demokratike, duke formuar dhe pergatitur nga brenda drejtuesit e ekipeve dhe, kam ndare te njejtin mendim dhe me Presidentin e Republikes, se kjo perben per ne nje garanci me shume, se ju do te ruani eksperiencen pozitive dhe frymen e ekipit, solidaritetin atdhetar dhe kolegjalitetin ligjor ne mbeshtetje te zotit Shaqiri dhe do te shfaqeni edhe ne ditet, muajt e vitet qe vijne si partnere gjithnje e me te besueshem dhe funksionues per ekipet e tjera ligjore te rreshtuara ne frontin e luftes se drejtesise se organizuar kunder krimit te organizuar, si dhe per sherbimet aleate me te cilet ju dhe ne ndajme dhe perballojme sfidat lokale dhe globale te integrimit.
Ju faleminderit dhe pune te mbare!