Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të vecantë Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit të "Bretton Woods", James Orr. Në kete takim, Kryeministri Nano e informoi z. Orr mbi a
Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të vecantë Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit të "Bretton Woods", James Orr.
Në kete takim, Kryeministri Nano e informoi z. Orr mbi arritjet konkrete dhe progresin e Shqipërisë në realizimin e reformave makroekonomike, duke theksuar se ky progres ka sjellë tregues ekonomikë të lartë për vendin dhe të vlerësuar nga faktori ndërkombëtar.
Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit të "Bretton Woods", James Orr, u shpreh se institucionet financiare ndërkombëtare, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe organizma të tjera, vlerësojnë stabilitetin makroekonomik të vendit, duke nxitur reformat e ndërmarra nga Shqipëria në këtë funksion.
Z.Nano vuri në dukje suksesin dhe hapat e ndërmarrë në proceset e privatizimeve në vend, duke përmendur këtu vecanërisht privatizimin e Bankës së Kursimeve nga Reiffaisen Bank, etj. Ai ftoi kompanitë amerikane të jenë të pranishme, në vijimin e këtyre proceseve në Shqipëri.
Gjithashtu, z.Orr u shpreh se Administrata dhe Kongresi Amerikan cmojnë lart rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e Shqipërisë në koalicionin global te luftës kundër terrorizmit.
Duke u ndalur në zhvillimet në Ballkan, zoti Orr siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë një rol edhe më të madh në këtë rajon, duke vleresuar gjithnje e me shume prioritare vemendjen amerikane per Shqiperine.