E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia perfiton kuoten me te larte per vendet qe perfitojne nga kjo kategori ne Itali- Ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Iannucci, me anë të një letre, informon Kryeministrin Fatos Na

Shqiperia perfiton kuoten me te larte per vendet qe perfitojne nga kjo kategori ne Itali-

Ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Iannucci, me anë të një letre, informon Kryeministrin Fatos Nano mbi vendimin e fundit të Qeverisë Italiane, i njohur si "Dekreti Flusi", lidhur me masat që disiplinojnë dhe ndihmojnë hyrjen e punëtorëve të huaj në tregun italian të punës.

Në këtë letër, z.Iannucci thekson se këto masa janë hartuar për t'i ardhur në ndihmë punëtorëve të huaj që dëshirojnë të hyjnë në mënyrë të rregullt në Itali.

"Për këtë vit, për Shqipërinë, është rezervuar një kuotë prej 3000 hyrjesh për punë, kuotë që është më e larta ndër kuotat e rezervuara për vendet që mund të përfitojnë viza të kësaj kategorie. Ndër të tjera, Shqipëria është përfshirë midis vendeve, qytetarët e të cilëve mund të përfitojnë nga kuotat e hyrjeve për punë stinore, që këtë vit është vlerësuar në total në 25 mijë", shprehet z.Iannucci.

Më tej, ambasadori Ianucci nënvizon se "preferenca e treguar edhe për këtë vit për Shqipërinë, dëshmon vlerësimin e qeverisë italiane për masat e ndërmarra kundër emigracionit ilegal, si dhe për rezultatet e mira që ka dhënë bashkëpunimi midis dy vendeve tona në këtë fushë".

Ai siguron se "impenjimi i Qeverisë Italiane përkundrejt qëllimit të qytetarëve shqiptarë për të punuar në mënyrë të rregullt në Itali, do të vazhdojë t'i përgjigjet angazhimit të Qeverisë Shqiptare për ndalimin e trafiqeve ilegale".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›