Në vijim të inspektimit në zonat e veriut të vendit, për të ndjekur nga afër situatën e krijuar për shkak të motit, Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka vizituar sot qarkun e Dibrës. Z.Dok
Në vijim të inspektimit në zonat e veriut të vendit, për të ndjekur nga afër situatën e krijuar për shkak të motit, Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka vizituar sot qarkun e Dibrës. Z.Dokle është shoqëruar nga ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Viktor Doda, zv/ministri i Mbrojtjes Besnik Bare, deputetë të zonës dhe autoritete të pushtetit vendor.
Fillimisht z.Dokle është ndalur në Bulqizë dhe ka zhvilluar takime me autoritetet vendore dhe shtabin e emergjencës të kësaj nënprefekture, ku është njohur me situatën në komuna e fshatra të zonës, gjendjen e rrugëve nacionale dhe rurale që lidhin komunat me rrethin e Bulqizës, furnizimin me energji elektrike, gjendjen në shërbimin spitalor etj. Po ashtu z.Dokle është informuar për ecurinë e procesit të shpërndarjes së ndihmave dhe nevojat e mëtejshme për ndihma në këto zona, duke siguruar për vëmendjen dhe mbështetjen e Qeverisë për përballimin e normalizimin e situatës.
Më pas, zoti Dokle ka vizituar Peshkopinë dhe ka marrë pjesë në mbledhjen e shtabit të emergjencës pranë Prefekturës së Qarkut të Dibrës. Autoritetet vendore e kanë informuar z.Dokle me situatën më të fundit në akset rrugore dhe masat e ndërmarra për shpërndarjen e ndihmave, të akorduara nga qeveria, në këtë qark.
Z.Dokle ka vlerësuar autoritetet vendore për gadishmërinë dhe punën e bërë për normalizimin e situatës. Zëvendëskryeministri ka kërkuar menaxhim sa më të mirë të fondeve dhe ndihmave të dhëna, të cilat theksoi z.Dokle duhet të shkojnë tek familjet më në nevojë.