VENDIM PER SHPALLJEN E ZONAVE ARKEOLOGJIKE “A” E “B” TË QYTETIT TË LEZHËS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES SË ADMINISTRIMIT
V E N D I M
PëR
SHPALLJEN E ZONAVE ARKEOLOGJIKE “A” E “B” Të QYTETIT Të LEZHëS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES Së ADMINISTRIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 31, pika 1, e 53, pikat 1 e 2, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen e Zonave Arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Lezhës, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike, të përcaktuara në aneksin 1 që bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Miratimin e rregullores së administrimit të Zonave Arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Lezhës, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Në pikën 1, të vendimit nr.6, datë 7.1.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e zonave arkeologjike, brenda qendrave të banuara në Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Sarandë”, zonifikimi për qytetin e Lezhës shfuqizohet.
4. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe organet e njësisë së qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
01/09/2010