E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e diktatorit në ceremoninë e dekorimit “Hero i Punës socialiste” Enveri, Myslim Pezës në ‘79: Ti, heroi i të gjitha epokave



Ndërsa në shfaqjet publike Enver Hoxha artikulonte merita të jashtzakonshme për Myslim Pezën duke e etiketuar “tribun të madh popullor” dhe “atdhetar të flakt”, në rrethe të ngushta shprehte rezerva, madje dhe opinione përbuzëse për “plakun e ccorientuar” dhe liderin e “pompuar nga propaganda e partisë”. Gjithsesi, diktatorit ja deshi puna ta emëronte vazhdimisht në krye të organeve të larta shtetërore, fillimisht zëvendëskryetar të qeverisë së parë komuniste, të ashtuquajtut “qeveria demokratike” dhe që nga viti 1946 e deri në 1982, zëvendëskryetar të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në 2 maj të vitit 1979, gjatë një ceremonie zyrtare Enver Hoxha i dorëzoi me dorën e tij Myslim Pezës dekoratën me titullin “Hero i Punës Socialiste”. Përkundër shënimeve të ditarit sekret të vitit 82, ku Peza anatemohet nga diktatori si njeri i ccekuibluar, në ceremoninë e 79-tës, nuk ka rreshtur për të fluksi i konsideratave pozitive. Më poshtë po botojmë përshëndetjen e Enverit me rastin e dekorimit të Pezës...

“Këtë titull nuk ta japim se je më i moshuari nga ne, por ky ka një kuptim të madh politik për ato që thashë dhe për veprimin tënd që në kohën e Zogut, kur dhe sinjalin e revoltës dhe vrave pikërisht Osman Balin, torturuesin dhe vrasësin e Haxhi Qamilit, shërbëtorin e Vërlacit e të Ahmet Zogut. Gjesti yt trimëror e burrëror, s’ishte një gjest i thjeshtë hakmarrës ose terrorist, por një gjest politik sepse ai simbolizonte dorën e fshtarësisë sonë patriote që ngrihej kundër tiranëve. Ty këmba - këmbës të ndoqi regjimi i Zogut, prandaj u detyrove të shkoje në mërgim, ku jetove si patriot shqiptar dhe i ndershëm në gjirin e shqiptarëve që jetonin nën varfërinë e kralëve serbe. Ti ashtu jetove, por mendjen e kishe në Pezë, në Shqipërinë e dashur që vuante, pavarësisht se në krye kishte një mbret që vetë emrin kishte shqiptar, sepse në fakt ai ishte i huaj, i shitur, tradhtar, njeriu i të gjitha të këqiave për popullin tonë fisnik e të shumëvuajtur. Më ka njohur me ty miku yt dhe i imi patrioti Esat Dishnica. Kemi kaluar ditë të vështira bashkë, por edhe ccaste të lumtura kur kemi parë zhvillimin e vendit në rrugën e partisë e të marksizëm-leninizmit...” (gazeta “Zëri i Popullit” 3 maj 1979).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›