Luis Van Gal:FIFA drejtohet nga pleq
Trajneri i Bajernit, Luis Van Gal, ka kritikuar FIFA-n për hezitimin e treguar për përdorimin e teknologjisë në futboll. “Bosi i FIFA-s, Sep Blater, ka thënë gjatë Botërorit se çështja e teknologjisë do të jetë në tavolinë. Tani ajo është harruar. Kjo është strategjia e tij. Vetëm që nuk është ‘fair play’. Sep Blater është një plak i postmodernizuar. Ky komitet (FIFA) përbëhet nga njerëz të moshuar. Nuk është transparent. Ne nuk e dimë se cilët janë njerëzit prapa tij”, - theksoi Van Gal për Kicker. Van Gaal gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij për qëndrimin e legjendave si Johan Krujf dhe Franc Bekenbauer, të cilët e kanë kundërshtuar përdorimin e teknologjisë në futboll.