Duro, larg Dinamos, oferta nga Austria
Klodian Duro me shumë gjasa nuk do të rikthehet në Kampionatin shqiptar të futbollit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare mësohet se ka oferta nga Kampionati austriak i futbollit (nuk dihet ende skuadra dhe kategoria) dhe mund të nëshkruajë në ditët e ardhshme. Lajmi bëhet i ditur nga drejtues pranë klubit të Dinamos, të cilët kanë qenë vazhdimisht në kontakt gjatë këtyre ditëve me Klodian Duron. Për mesfushorin kuqezi, presidenti i bluve të kryeqytetit ishte i gatshëm të bënte një sakrificë me qëllim që ta rikthente në Kategorinë Superiore, duke i shtuar radhës se skuadrës së tij me futbollistë të Kombëtares (aktualisht janë Muzaka, Bakaj, Vila e Hidi). Më parë Duro në Shqipëri ka luajtur edhe për Elbasanin, Partizanin, Vllazninë dhe Tiranën.