E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e plotë e Kryeministrit Berisha në tryezën e organizuar nga NDI


 E konsideroj një privilegj që të flas në këtë tryezë që të falenderoj Institutin Demokratik Kombëtar Amerikan për ndihmën e çmuar dhe të madhe që ka dhënë fill pas rënies së Perdes së Hekurt e deri më sot dhe që vazhdon të japë për ndërtimin e lirisë, demokracisë dhe vlerave të tyre.

Unë dua t`ju përgëzoj për temën që keni zgjedhur, një nga problemet më fondamentale dhe më të rëndësishme të shoqërisë sonë. Barazia gjinore reale në një shoqëri përbën ndoshta treguesin më kryesor të shkallës së emancipimit të kësaj shoqërie. Në këtë kontekst kam qenë dhe mbetem i bindur se kjo barazi përbën një kusht përcaktues për emancipimin tonë kombëtar, përbën një nga faktorët apo levat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, të shfrytëzimit të gjysmës së potencialit të madh njerëzor të kombit. Kjo nënkupton se hapësirat e pushtuara padrejtësisht nga pala tjetër duhet të lirohen.

Shoqëria nuk mund të jetë e drejtë në rast se nuk ka barazi mes vëllait dhe motrës, bashkëshortit dhe bashkëshortes nënës dhe babait. Kemi të bëjmë me një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme. Mendoj se qëndrimi aktual i vendosjes së grave në pozicione kryesore është defiçitar. Krahasuar me vitin 1996 ka një regres në këtë drejtim. Ky regres ka ardhur dhe vazhdon për shkak të ndikimit të lobeve të ndryshme.

Shqipëria ka një bazë shumë të sigurtë me të cilën mund të ecë shpejt në vendosjen e grave dhe vajzave në vendimarrje.  Shkollat e larta të Shqipërisë dominohen nga vajzat numerikisht, universitetet e Shqipërisë në raport me ekselencat dominohen nga vajzat. Nuk kam një statistikë të qartë, por kam përshtypjen se edhe kontigjenti i graduar në universitetet perëndimore dominohet nga vajzat. Administrata aktuale shqiptare dominohet nga gratë dhe vajzat në numër, burrat ja ëpakicë në administratë. Por, kjo nuk do të thotë se është përmbushur detyra sepse burrat janë shumicë në postet kryesore dhe vendimarrje dhe kjo është një përgjegjësi reale e forcave politike.

Ajo që dua të them dhe që u garantoj se do të bëj përpjekjet më serioze të përcaktojmë kuotat në çdo gjë në politikë, në shoqëri në shkencë. Ajo që padrejtësisht është lënë pas dore duhet të bëhet prioritet, ajo që gabimisht është injoruar duhet të marrë përparësi.
Në këtë kontekst e gjykoj jashtëzakonisht të rëndësishëm një projekt kombëtar për ta ndryshuar me shpejtësi këtë gjendjen aktuale. Kjo është detyrë e të gjitha partive politike. Forcat tona politike duhet të ndahen njëherë e përgjithmonë nga këto praktika, të cilat ngushtojnë hapësirat për gratë dhe vajzat në vendimmarrje.  Nuk janë këto vetëm praktika që rrjedhin nga mentaliteti, por janë të pashpallura edhe në legjislacion. Ndaj le ta ffillojmë me Kodin Zgjedhor, duke përcaktuar kuota.
Në vitin 1996 kemi patur shumë më tepër gra dhe vajza në parlamet se sa kemi sot. Është shumë e rëndësishme që gratë dhe vajzat të marrin kuotat e tyre në parlament. Kjo është përcaktuese  që ato të kenë  vendin e tyre në vendimarrrje, sepse kështu janë të ndërtuara strukturat vendimarrëse politike.

Unë  mendoj se një kuotë minimale 30 % si hap i parë, është i domosdoshëm. E shfrytëzoj këtë rast për t`u bërë thirrje liderëve politikë të foraceve politike të mëdha dhe të vogla sepse të voglat përbëjnë 1/3 e elektoratit dhe parlamentarëve që kjo kuotë të respektohet në mënyrë rigoroze.  Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vendoset kjo kuotë. Ajo nuk do të mund të rikthehet nëse vendoset, por do të njohë progres më të madh dhe nivele më të larta.
Është shumë e rëndësishme që kuota të funksionojnë në të njëjtën mënyrë dhe për universitetet. Univeristetet tona kanë pedagogë të shkëlqyer, por në këtë kuadër zgjedhjesh duhen evituar praktikat populiste. Gratë dhe vajzat nga vetë praktika e tyre e kanë të vështirë të adaptojnë praktika populiste.

Në Davos unë takova një rektore të njërit prej universiteteve më të vlerësuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aty mësova se gjysma  e 10 universiteteve të para në SHBA drejtohen nga shkencëtare gra.
Hapja e hapësirave të pushtuara përbën një kusht jo vetëm për të shfrytëzuar potencialin e madh për të përmirësuar etikën e administratës dhe vendimarrjes. Por, kjo hapje është e domosdoshme për një luftë më efikase kundër korrupsionit. Unë kam bindjen më të thellë se ky fenomen  kaq i dëmshëm dhe i rrezikshëm është shumë më pak i shprehur tek gratë dhe vajzat. Asgjë nuk mund të bëjë më shumë për vendin e tij një Kryeministër, një President një qeveri, një parlament se sa të luftojë korrupsionin, sepse asgjë nuk dëmton më shumë një vend se sa korrrupsioni.
Ky është një kancer i vërtetë që duhet të luftohet çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj. Edhe në këtë kontekst unë shoh pjesëmarrjen tuaj në vendimarrje, kontributin tuaj më të dobishëm se sa të burrave. Këto kuota që unë përmenda duhet të përfshijnë të gjitha nivelet.

Duhet të jenë ligjore sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të vendoset duke i rezistuar presionit të jashtëzakonshëm zemërthyerjeve që krijohen vetëm në këtë mënyrë ne do të mund të ec im drejt një shoqërie moderne të shkëputur nga kodet e vjetra dhe folklorizmi, e vendosur denjësisht në gjirin e shoqërive të zhvilluara.
Ndaj, unë ju garantoj se në Kodin e ri Zgjedhor, ua kam bërë të qartë edhe aleatëve të mi; unë do të bëj të gjithë përpjekjet dhe në Partinë Demokratike unë do ta instaloj normën e përcaktuar me ligj dhe do të respektoj ligjet e vendit.


Unë i qëndroj një plai veprimi kombëtar që synon që duhet të garantojë që gratë dhe vajzat në përputhje me të tëë marrin  të gjitha hapësirat dhe vendin që mertojnë në vemndimarrjke dhe vendimbërje në këtë vend. Ky plan kombëtar duhet të hartoget në bashkëpunim me porganizatata përfaqësuese të shoqërisë civile që janë të përkushtuar në drejtim të të drejtave të grave dhe në drejtim të angazhimitt të tyre në vendimbërje dhe vendimarrje kështu që koha ka ardhur që të shkëputemi nga një situatë e papranueshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›