Kryeministri Berisha dhe përfaqësues të UNDP-së diskutojnë për modernizimin e rrjetit arsimor shqiptar
Kryeministri Berisha priti të enjten paradite, një grup përfaqësuesish të UNDP-së, me të cilët diskutoi mbi projektet për modernizimin e rrjetit arsimor shqiptar, për lidhjen e shkollave me internet dhe manaxhimin e sistemit të informacionit arsimor në shkallë vendi.
Gjatë këtij takimi u diskutuan menyrat me te mira dhe të qëndrueshme të zhvillimit të një rrjeti kombëtar për sistemin arsimor shqiptar, duke përdorur teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit, dhe vecanërisht teknologjinë e mirënjohur të transmetimit të të dhënave dhe internetit WIMAX.
Ndër të tjera në takim u diskutua per sistemin e manaxhimit te qenderzuar te informacionit per sistemin arsimor, si dhe per lidhjen e shpejte ne internet te 750 shkollave te mesme dhe 9-vjecare te pajisura me laboratore moderne kompiuterike.
Së bashku me kryeministrin, në takim ishin të pranishëm Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Genc Pollo, përfaqësuesja e UN ne Shqipëri Gulden Turkoz-Cosslett, ZvMinistia e Arsimit dhe Shkences, Zj. Ardiana Gjonaj, ZvMinistri i Arsimit dhe Shkences Z. Halit Shamata, etj.