E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizitore nga kozmosi shfaqet sot ne Arkivin e Filmit

Kinema

E mërkura e fundit e 2010-s do të sjellë për dashamirësit e filmave të vjetër, të cilët shfaqen prej disa kohësh në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, filmin “Vizitorë nga Kozmosi”. Prodhimi gjerman i vitit 1970, titulli origjinal i të cilit është “Chariots of the Gods”, është vjen nën drejtimin e regjisorit Harald Renl shkruar nga skenaristët Harald Renl dhe Wilhelm Roggersdorf. Ky film dokumentar është bazuar në librin bestseller të Erich Von Daniken lidhur me misteret e lashta të botës, si piramidat e Egjiptit, Meksika dhe fushat e Perusë, vizatime të lashta nëpër shpella, monumentet e Ishujve të Lindjes etj. autorët, hedhin dyshimin që të gjitha këto qytetërime të vjetra, herë-herë të çuditshme e të pashpjegueshme edhe tani, si dhe qytetërimi modern gjithashtu, mund të jenë të ndikuara nga qindra jashtëtokësorë që ndoshta kanë vizituar Tokën qindra (ose ndoshta mijëra) vjet më parë. “Vizitorë nga kozmosi” është emëruar për çmim “Oscar” në vitin 1971 në kategorinë e filmit dokumentar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›