Bill Klinton mbështet me pasion Obamën
Zgjedhjet
Në një fjalim mbajtur në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike, ish-presidenti Bill Klinton emëroi zyrtarisht Barak Obamën, duke iu apeluar miliona amerikanëve në prag të zgjedhjeve, që ta mbështesin presidentin për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Në fjalimin e tij në natën e dytë të Konventës në Karolinën Veriore, Klinton mbrojti politikat e presidentit, duke thënë se Presidenti Obama mishëron vlerat, idealet dhe drejtimin që Amerika duhet të marrë për të ndërtuar versionin e shekullit të 21-të të ëndrrës amerikane, ndërkohë që u tregua shumë kritik ndaj planeve ekonomike të republikanëve.
Obama, i cili do ti drejtohet konventës të enjten, është duke u sfiduar nga Mit Romni, ish-guvernator i Masaçusetisti, në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit. Sondazhet e opinionit tregojnë se Obama mban një epërsi të lehtë ndaj Romnit.
Bill Klinton mbështet me pasion Obamën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip