E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanadaja mbyll Amb. në Siri, shpall “non grata” diplomatët sirianë

Kanadaja ka mbyllur Ambasaden e saj ne Teheran dhe i shpalli te gjithë diplomatët e mbetur iranianë në Kanada “persona non grata”.Vendimi drastik ka ardhur në shenjë proteste kundër dyshimeve ndaj Iranit per ndihmë ushtarake ndaj Sirisë.
 

Sipas deklarates se Ministrisë së Jashtme, Kanadaja po e ndërmerr këtë veprim për shkak se “regjimi iranian është duke ofruar vazhdimisht ndihmë ushtarake” për regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asadit.

Ministria e Jashtme tha gjithashtu se Irani “refuzon të pajtohet me rezolutat e OKB-së, që kanë të bëjnë me programin e tij bërthamor, në mënyrë rutinore kërcënon ekzistencën e Izraelit”, dhe “është ndër shkelësit më të këqinj në botë të të drejtave të njeriut.”

Sipas deklaratës diplomatët iranianë kanë pesë ditë kohë për të braktisur Kanadanë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›