E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjet kriminal grabisnin ne Kavaje Paskuqan dhe Kamez

Nje grup kriminal i trafikut te lendeve narkotike dhe vjedhjeve te pasurise ne Tirane eshte goditur nga policia. Ne nje konference te posacme per shtyp uniformat blu bene me dije se 2 persona kane rene ne pranga ndersa dy te tjere jane shpallur ne kerkim pasi sipas informacioneve ata grabisnin ne zona te ndryshme te kryeqytetit. Keshtu jane arrestuar ne flagrance Drilon Cuni 21 vjec nga Skrapari dhe Gani Seferi 20 vjecar nga Rrogozhina ndersa jane vene ne kerkim Rexh dhe Ekson Meshi qe te dy nga Tirana.

"Kapja dhe më pas arrestimi i tyre u krye sepse dje në mesditë në fshatin Harizaj Kavajë, janë kapur në flagrancë duke qarkulluar në segmentin rrugor Rrogozhinë Kavajë me një mjet motorr, me targa TR 739 H, ku gjatë kontrollit të shtetasit Gani Seferi i’u gjet një pistoletë elektrike paralizuse dhe dy shishe sprait paralizues. Nga verififikimet e kryera rezultoi se këto shtetas në bashkëpunim me njëri tjerin, dyshohen të jenë autor të një sërë vjedhjesh të ndodhura paralelisht në Kavajë, Paskuqan dhe Kamëz Tiranë", tha Alma Katragjini, zëdhënëse e policisë së Tiranës.

Sakaq burime prane policise se kryeqytetit bejne me dije dhe per shtimin e masave mbi parandalimin e aksidenteve rrugore pasi vetem nje nate me pare ne aksin Elbasan-Cerrik 2 persona humben jeten, ndersa 2 te tjere jane ne gjendje kome.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›