E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani- Zvicer marreveshje per kursimet e fshehura

Gjermania dhe Zvicra nënshkruan marrëveshjen për taksimin e parave të depozituara në llogari secrete në bankat zvicerane nga qytetarët gjermanë. Ministrat e Financave të të dyja vendeve thanë se marrëveshja që kërkon edhe një miratim në parlament, do të rikthejë miliarda euro në financat gjermane dhe do t’u mundësojë bankave të pastrojnë reputacionin nga veprimet e tyre. 

Gjermania, qytetarët e së cilës vlerësohet se kanë fshehur në bankat e shtetit fqinj rreth 150 miliardë franga, ndodhet në kërkim të fondeve kesh për shkak të përkeqësimit të krizës së borxheve në eurozonë si dhe për të mbajtur rolin si kontributorja më e madhe në rajon. Ministry gjerman i Financave, Volfgang Shojble tha se marrëveshja zgjidh një dilemë që kërcënonte marrëdhëniet mes dy vendeve. Një marrëveshje të tillë për taksimin e parave të pataksuara në vendin e origjinës, Zvicra e ka nënshkruar edhe më Britaninë e madhe.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›