Fjalimi vjetor, Cërvenkovski akuzon ashpër qeverinë
Shkup - Negociata të mirëfillta për problemin e emin me Greqinë nuk do të ketë për një periudhë më të gjatë, deklaroi kryetari Branko Cërvenkovski, në fjalimin vjetor para deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.
Numri një i shtetit ka adresuar akuza për qeverinë duke e cilësuar punën e saj si mjaft të ngadaltë dhe jo rezultateve. “Me hapat që po ecën Qeveria, shpresat për anëtarësim më të shpejtë të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE) bëhen gjithnjë e më të vogla. Me politikën populiste, të ndarjes në patriotë dhe tradhëtarë, proceset evrointegruese shpiejnë drejt dështimit.”, tha ai.
Cërvenkovski theksoi se pa anëtarësim në BE dhe NATO, s`ka hyrje të investimeve të huaja, ndërsa do të stagnojë edhe zhvillimi ekonomik. "Nëse një kohë më të gjatë mbetemi jashtë BE-së dhe NATO-s, ekziston rreziku i ruajtjes së marrëdhënieve ndëretnike", tha Cërvenkovski. Sipas tij, problemi me emrin duhet të zgjidhet në mënyrë dinjitoze. "Duhet të tentojmë ta zgjidhim kontestin me emrin, por njëherazi, te ruajmë identitetin dhe gjuhën tonë", tha Cërvenkovski, duke theksuar se padia që Maqedonia e parashtroi në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë është legjitime, por nuk është e dobishme për Maqedoninë.
Cërvenkovski akuzoi Qeverinë se me politikën e saj populiste e largon vendin nga BE-ja dhe NATO, pa i sqaruar me këtë rast popullit se çfarë plani ka nëse Maqedonia një kohë të gjatë mbetet jashtë këtyre organizatave. Sipas tij, vendi nuk e ka shfrytëzuar mbështetjen historike që e ka pasur nga SHBA-të për zgjidhjen e problemit me emrin.
Ai theksoi se vendimi që të shkohet në zgjedhje të parakohshme ka qenë i shpejtuar, për shkak të cilës arsye vendi për të tretën herë lëshoi shansin që të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në. Duke folur për krizën botërore ekonomike, Cërvenkovski tha se ka qenë i befasuar në mënyrë të pakëndshme nga sjellja mospërfillëse e Qeverisë, e cila nuk është përgatitur për t`u përballur me krizën.
Sipas Cërvenkovskit, Qeveria duhet ta zvogëlojë edhe një herë konsumin publik dhe buxhetor të planifikuar për vitin 2009, meqë në të kundërtën, siç u shpreh, do të thellohen efektet e krizës. Cërvenkovski paralajmëroi edhe në buxhetin e madh që është planifikuar për vitin 2009, duke shtuar se Qeveria konsumin e rritur të këtyre parave nuk duhet ta shfrytëzojë për fitore në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato lokale.
Duke folur për politikën e jashtme, Cërvenkovski tha se me njohjen e pavarësisë së Kosovës është pranuar realiteti i ri në rajon, por paralajmëroi se çfarëdo ndarje e Kosovës, mund t`i destabilizojë edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kryetari i shtetit i bëri edhe një thirrje Qeverisë që të emërojë ambasador të ri në Beograd, e me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Cërvenkovski theksoi se duhet të mundësohet debat demokratik dhe i shëndosh i të gjitha potencialeve në vend, e gjithë kjo me qëllim të hartimit të strategjisë që do ta shpie Maqedoninë përpara.
Në fund të fjalimit të vet, kryetari i Maqedonisë pasardhësit të tij i dëshiroi sukses në punë. Makfaks/Start