Qeveria në interpelancë para kuvendit
Prishtinë - Megjithëse në fillim të seancës së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës pati disa propozime të deputetëve për të vënë në rendite çështje, sipas tyre, të ngutshme, kryeparlamentari Krasniqi, i cili e ka drejtuar seancën, nuk i ka quajtur të tilla, prandaj në votim e ka hedhur vetëm propozimin e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Ramë Buja, për të shtyrë shqyrtimin Projektligjin për Presidentit e Republikës së Kosovës, deri në kohën kur të shqyrtohen Projektligji për të drejtat e deputetëve dhe Projektligji për Kryeministrin. Propozimi ka gjetur mbështetje nga shefat e grupeve parlamentare opozitare, ndërkaq atë e ka kundërshtuar, në emër të Grupit parlamentar të LDK-së, anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti, i cili e ka vlerësuar të pakuptimtë shtyrjen në emër të projektligjeve të paqena.
Pas kësaj, kryeministri Thaçi dhe ministrat e kabinetit të tij, u janë përgjigjur pyetjeve parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës.
Në vazhdim deputetët kanë shqyrtuar Propozimvendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave Tatimore dhe e ka miratuar atë. Kryesues i bordit është emëruar Skender Kolgeci, kurse për anëtarë janë emëruar: Miftar Shala, Ramadan Sejdiu, Ekrem Kastrati, Osman Sadikaj, Luljeta Baraliu dhe Hajrush Beqiri.
Po në këtë seancë janë shqyrtuar për herë të dytë dhe janë miratuar përfundimisht: Projektligji për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, ai për Tatimin në të ardhurat e korporatave, Projektligji për tatimin në të ardhurat individuale, si dhe ai për Normën e akcizës në Kosovë.
Është rishqyrtuar, ndërkaq, Ligji për taksën e akomodimit në objektet hoteliere dhe turistike.