Fjora: Jo rrjedhje informacioni

TIRANE - Nuk ka vonuar drejtori i ri, i komanduar i policise se kryeqytetit, qe te mbledhe vartesit e tij per te pare situaten. Drejtuesi i pare, Hamdi Fjora, i vendosur prej dy ditesh ne pozicionin e Drejtorit te Policise se Tiranes, dhe pse i komanduar ka mbledhur dje te gjithe shefat e sektoreve dhe seksioneve, duke u kerkuar qe te punojne qe me shume. Por gjeja me e rendesishme qe eshte kerkuar gjate kesaj mbledhjeje ka qene, mos rrjedhja e informacionit, per te gjitha llojet dhe menyrat, e mundshme. Si nje ish-shef i repartit special RENEA, Fjora nuk ka harruar qe te kerkoje shpejtesi dhe pune pa probleme per vartesit e tij. Mbledhja ka qene dicka qe pritej te ndodhte ne policine e kryeqytetit pas ndryshimit te krereve drejtues.
Takimi
Ne takimin e organizuar mesditen e djeshme, pak para ores 12:00, Drejtuesi i Pare, Hamdi Fjora, 40 vjec, ka mbledhur shefat e sektoreve te Policise se Tiranes, per tu njohur me situaten ku ndodhen ata ne kontrollin e krimit dhe te veprave penale, zbulimin e tyre dhe parandalimin. Te pranishem ne kete takim, ka qene dhe tre zevendes drejtoret e policise se kryeqytetit, qe jane pergjegjes te departamenteve ne kete drejtorit. Gjithashtu te pranishem, qe kane raportuar para drejtorit te ri, kane qene dhe, shefat e sektoreve dhe seksioneve te cilet kane treguar punen qe kane bere dhe ate qe kane perpara. Sektoret kryesore kane raportuar per ngjarjet me te renda qe kane pasur dhe zgjidhjen e tyre. Gjate takimit, eshte vene theksi ne ngjarjet e vjetra dhe ne ato qe jane ende pa autore, apo te pa zbardhura ende, nga forcat e policise.
Rekomandimet
Ne fjalen e mbajtur para varesve te tij, Hamdi Fjora, drejtuesi i ri i uniformave blu te kryeqytetit, ka kerkuar si dicka shume te rendesishme, mos rrjedhjen e informacionit nga uniformat blu. Kjo gje ka ndodhur me pare, jo vetem tek uniformat blu te kryeqytetit por dhe ne qarqe te tjera. Kjo ka qene kerkesa kryesore, por nuk kane munguar dhe te tjera rekomandime dhe keshillime te dhena nga 40-vjecari, qe deri disa kohe me pare, drejtonte repartin elite te policise shqiptare, ate RENEA. Para se te vinte ne kete post, 40-vjecari ka punuar ne disa prej strukturave te Policise se Shtetit, duke drejtuar per disa kohe, policine e Elbasanit, me pas ate te Devollit ne Korce. Pas kesaj, ai u inkuadrua ne Drejtorine e Policise se Shtetit, ku ka kryer disa detyra.
Komandimi i Fjores
Ish-shef i forcave speciale RENEA, deri ne vitin 2005, Hamdi Fjora, eshte emeruar i komanduar ne krye te policise se kryeqyteti, dy dite me pare. Ai ka qene dhe drejtor i komanduar ne Policine e Elbasanit dhe ka mbajtur disa detyra ne Policine e Shtetit dhe me pas ne Drejtorine e Policise Shkoder. Nderkohe Fjora ishte pak kohe me pare drejtor i Policise se Elbasanit, duke zevendesuar drejtorin aktual te Policise se Gjirokastres. Nga dje Hamdi Fjora, 40 vjec, do te mbaje detyren e drejtorit te Policise se Qarkut Tirane. Policia e Shtetit tha se, te dy keta drejtues policor jane dalluar per profesionalizem dhe perkushtim, dhe ata do te jene ne gjendje te perballojne sfidat per implementimin e nje modeli me profesional. Si ndihmes i tij, eshte emeruar dhe, Arben Caka, ne postin e zv. Drejtori i Policise se Tiranes. Caka mbante detyren e kreut te Sektorit te Kerkimit, ne Policine e Tiranes.