Kryepolici Krenar Ahmeti, me daten 24 si i pandehur ne gjykate

Tirane- Shefi i Qarkullimit Rrugor Tirane, Krenar Ahmeti se shpejti do te perballet me togat e zeza te Gjykates se Tiranes. Data 24 e ketij muaji do te jete edhe seanca e pare gjyqesore qe do te zhvilloje gjykatesi i zgjedhur nepermjet shortit elektronik, Petrit Como ku Ahmeti eshte i pandehur. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Tiranes, ai akuzohet per vepren penale te "kryerjes se veprimeve arbitrare" dy here. Prokuroria ne dosjen e derguar Gjykates se Tiranes, sqaron se i pandehuri ka ndaluar ne menyre te padrejte dhe ka shoqeruar prokuroren Elisabeta Ymeri( Bajri) si dhe nje qytetar nga Durresi, Hekuran Neza. Sipas prokurorise ne deshmite e dhene perpara organit te akuzes nga qytetare te ndryshem, te cilet kane denoncuar shefin e qarkullimit rrugor Tirane, behej me dije se ai i kishte fyer dhe i kishte ndaluar ne menyre cnjerezore, duke i terhequr nga krahu dhe duke i marre mjetin me te cilin udhetonin pa te drejte. Krenar Ahmeti u denoncua ne Prokurori ne muajin qershor nga prokuroria e Krimeve te Renda Elesibeta Ymeri, si dhe bashkeshorti i saj avokati Agron Bajri. Ngjarja per te cilen akuzohet Ahmeti ka ndodhur mbremjen e 17 majit, kur prokurorja Elisabeta Ymeri kthehej nga spitali me nenen e semure dhe me automjetin e te vellait. Sipas pretendimit te saj, ishin ndaluar pa shkak ne afersi te dy kullave ne bulevardin "Zogu i Pare", ku ishin hasur me vonesat dhe veprime arbitrare te policit rrugor ne sherbim. Mberritja e shefit Ahmeti dhe e te shoqit te prokurores, Agron Bajri, u duk se i hodhi benzine zjarrit. Pas nje grindjeje me fjale qe zgjati disa minuta, dy bashkeshortet perfundojne ne Komisariatin numer 2 te Tiranes. Ahmeti u shfajesua duke deklaruar se kishte urdheruar vetem shoqerimin e Bajrit dhe prokurorja kishte hipur vete me force ne automjetin e policise. Per kete veprim te kryer Ahmeti do te pezullohet nga detyra me vendimin gjykate ne muajin qershor, ndersa Gjykata e Apelit Tirane pak dite me vone do ta riktheje ate ne detyre. Vete Ahmeti i ka cilesuar keto shoqerime si te drejta, duke sqaruar se ai nuk ka thyer ligjin, por thjesht ka zbatuar ate. Paralelisht me denoncimin e bere nga prokurorja Ahmeti denoncoje ne Prokurori kallezuesit e tij, hetime per te cilat u mbyllen pasi nuk kishte prova bindese ashtu sic shprehej Ahmeti. Nga hetimet e Prokurorise rezultoi krejt e kunderta, qe qytetaret ishin ofenduar nga kryepolici.