E Diel, 1 Nëntor 2026

Flakët shkrumbojnë kamionin me poliesterol në Durrës

Kamioni u mbulua nga tymi, dhe flakët shkrumbuan gjithçka brenda pak minutash si pasojë e lëndës së poliesterolit që ndihmoi djegien e shpejtë të tij. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë zjarrfikës dhe makina policie të cilat mbajtën të lokalizuara flakët që rrezikonin makinat e tjera dhe lokalet pranë zonës.

Drejtuesi i mjetit arriti të largohej në kohë nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar dëmtimeve fizike. Policia konstatoi se flakët u shkaktuan nga një qark i shkurtër elektrik në momentin që kamioni ka ndeshur në telat e tensionit të lartë të shtyllave aty pranë.

Djegia e kamionit shkaktoi një trafik të rënduar në autostradën Kavajë-Durrës, dhe solli panik tek pushuesit e shumtë që kanë zgjedhur plazhin për këtë fundjavë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›