E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishet muri rrethues i kishës së Pogradecit, reagon Mitpropolia e Shenjtë në Korçës

Kisha Orthodokse në Korçë në alarm, prishet muri rrethues i kishës në qytetin e Pogradecit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së kaluar, ndërkohë që fill pas saj ka reaguar Mitpropolia e Shenjtë në Korçë. Muri rrethues i Kishës Orthodokse Ringjallja e Krishtit në hyrje të qytetit të Pogradecit është prishur gjatë orëve të vona të natës së kaluar, ndërsa në pjesën fundore të saj është duke u lartësuar një objekt i ri. Përfaqësuesit e Mitropolisë së shenjtë në qytetin juglindor pretendojnë se aktet vandale ndaj kishës janë të qëllimshme, teksa historia duket se lidhet me një konflikt pronësie. Kisha në fjalë është ndërtuar në fillim të viteve 90 në qytetin buzë liqenit të Ohrit. Prona ku ngrihet objekti i kultit është njohur si e tillë nga Komisioni i Kthimit të Pronave, ndërkohë që një pjesë e vogël e oborrit të saj i përkiste një tjetër ish pronari. Ky i fundit ndërsa ka rënë dakord në marrëveshje për tia vënë Kishës ku drejt një pagese që do të vinte për çdo vit pretendon se nuk e ka marrë atë dhe ka përfunduar në dyert e gjykatës për shumë vite. Por ndërsa proceset vazhdojnë për këtë sipërfaqe duke qenë në një objekt gjykimi, pronari ia ka shitur atë një tjetër individi duke e bërë çështjen edhe më të ndërlikuar. Por ndërsa çështja është duke u endur në gjykatë autoritet e kishës kanë kërkuar ndihmën e organeve kompetente, madje për prishjen që kishte nisur pak ditë më parë kanë depozituar dhe një kallëzim penal pranë organit të akuzës në Pogradec. Nuk dihet se çfarë do të jetë objekti i ri që po ngrihet në pjesën fundore të kishës, teksa gjatë natës së kaluar është shkatërruar me dhunë i gjithë muri me kangjella i objektit. Gjatë mesditës të të premtes Mitropolia e Shenjtë në Korçë ka reaguar ashpër me anë të një deklarate për aktet e dhunës ndaj një objekti të kësaj rëndësie. Në këtë deklaratë ndër të tjera thuhet se Kisha Orthodokse Autoqefale dënon aktet e dhunës. Sipas drejtuesve të kësaj kishe gjatë natës së kaluar duke përfituar nga situata zgjedhore është dhunuar  dhe ka vazhduar shkatërrimi i rrethimit të kishës Ringjallja e Krishtit duke rrezikuar dhe vetë kishën. Ky është akt i përsëritur shkruhet në deklaratë dhe megjithëse është bërë kallëzim penal në organet kompetente dhe ankesave në të gjitha nivelet shtetërore përsëri nuk është marrë asnjë masë dhe shkatërruesit ndërtojnë pa leje ndërtimi dhe në kundërshtim të hapur me ligjet e urbanistikës. Këto veprime mbyllet deklarata, janë një shkelje flagrante e të drejtave dhe lirive fetare dhe cënojnë dhe prishin tolerancën fetare duke penguar njëkohësisht dhe zhvillimin e liturgjisë në kishë. Ndaj i bëhet thirrje institucioneve shtetërore të ndalin këtë  agresion ndaj Kishës orthodokse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›