Bjordi: Më bëjnë presion: Mos e lër Adelën!
Autori i Lajmit: red.
Për 100 ditë sa ka zgjatur “Big Brother” ata e kanë mbajtur publikun të emocionuar, duke rrëfyer ngjarjet e tyre, ndërsa poi futeshin një rruge që në kohët moderne quhet “lidhje”. Ishte pikërisht kjo lidhje që gozhdoi para “Big Brother” shumë persona; ata që i donin, por edhe ata që i urrenin. Çdo ditë hidheshin baste: “Do të ndodhë – nuk do të ndodhë”, “E puthi – jooo, nuk e puthi”, “ Do të bëjnë seks – Jo, jo, s kanë për të bërë seks”… Tashmë, rreth 2 muaj pas spektaklit ata janë çift. Janë çift sepse thonë se dashurohen shumë, por… Bjordi e ka pak pisk punën me zyshën . Fansat e saj janë fanatikë dhe i duan që të jenë bashkë gjithmonë, aq sa i kanë bërë edhe presion: “Mos e lër Adelën”. Një histori absurde kjo, por jo aq sa edhe thashethemet rreth tyre që dolën gjatë kohës kur Adela dhe Bjordi ishin brenda në shtëpinë e “Big Brother”. Ndër to kujtojmë skandalin që u përfol rreth Bjordit, duke vënë në dyshim seksualtitetin e tij nëpërmjet disa fotove me djem, të veshur çuditshëm dhe gjysmëlakuriq. Por, pikërisht në këtë pikë, ndërhyn Adela: “Mirë që më pyetet mua, sepse unë u vë kapak dyshimeve. Bjordi është tamam mashkull. I janë afruar të gjitha femrat edhe në Big Brother ”. Besojmë se Adela ka fakte tashmë, pasi bashkëjeton me Bjordin në një apartament në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Megjithatë, Bjordi mbron veten: “Ato foto i kam bërë vetë me shoqërinë time. Ishin karnavale, prandaj ishim veshur ashtu. Dua të them që kur një njeri është i sigurt në vete për seksualitetin dhe karakterin e vet, lirisht mund të vishet si të dojë pa e çarë kokën se kush çfarë mendon. Këto gjëra për mua janë të kota dhe palidhje”. Këto janë vetëm disa copëza të rrëfimeve nga Adela dhe Bjordi për revistën “Kosovarja” që botohet në Prishtinë, ndërsa mund të ndiqni më poshtë intervistën e plotë…
Arritët deri në finale dhe për këtë keni komplimente. Çfarë mendoni se ju bëri finalistë?
Adela: Fakti pse kam arritur deri në finale dhe isha afër fitores është se mua më ka dashur dhe votuar publiku. Isha e sinqertë, vetvetja. Shumica e kanë pëlqyer edhe karakterin tim të fortë dhe të pathyeshëm.
Adelë, ke treguar disa herë që në shtëpi je futur për të ndryshuar jetën tënde. Megjithatë ne, brenda në shtëpi, kemi parë një Adelë pasksa mirë të informuar për jetën dhe trendet. Doje të ndryshoje veten apo rrethin shoqëror?
Adela: Vij nga një vend me mentalitet më ndryshe, më të varfër. Ju ndoshta nuk e dini, por njerëzit që jetojnë në vende të tilla janë të mbytur nga paragjykimet dhe rregullat e pakuptimta. Unë s doja të ndryshoja vetëm veten, por edhe njerzit e vendeve si ai në të cilin kam jetuar unë. Doja të sillja në model, t u thosha se unë munda dhe, mundeni edhe ju...
Kjo strategji e jotja nga një pjesë është parë si pikë e fortë, por nga një pjesë tjetër e publikut, madje edhe nga banorët brenda shtëpisë, është parë si e dyshimtë. Si thoni?
Adela: Fillimisht dua të theksoj se kjo nuk ishte strategji, ishte realiteti im. Hyra në “ Big Brother” për të bërë jo vetëm lojë, por edhe jetë. E, pjesë e jetës sime, si jashtë dhe brenda gjithnjë ka qenë e pranishme kjo brengë, të cilën disa e kuptuan si “pika ime e shpëtimit”.
Po mos të kishte treguar jetën dhe mentalitetin e vendit prej nga je, mendon se do shkoje në finale?
Adela: Po ta kisha treguar jetën që kam bërë para se të hyja në “Big Brother”, atëherë jam e bindur se do ta fitoja çmimin. Kam treguar vetëm një pjesë të historisë sime të gjatë. S doja që të bëja dramë as pë 70.000 eurot.
Megjithatë pjesa e treguar ka qenë faktori kyç që ju ka dërguar në finale, apo jo?
Adela: Edhe po mos ta kisha treguar fare këtë pjesë të historisë së jetës sime, unë do të isha në finale. Unë kam treguar nga vetja edhe shumë gjëra interesante dhe jam e sigurt se kam dhuruar ndjenjë te publiku. Për këto të gjitha i detyrohem edhe Bjordit!
Pse i detyrohesh Bjordit?
Adela: Po të mos ishte Bjordi askush nuk do të mund ta nxirrte në pah karakterin tim të vërtetë . Nuk isha aq e zonja që ta tregoja vetë.
Na trego Bjordi se çfarë ke nxjerrë nga Adelajda?
Bjordi: Kur hyn në shtëpinë e përgjuar, atëherë duhet të kesh parasysh dy gjëra: ose t i tregosh anë tua pozitive, ose të nxjerrësh anët negative të të tjerëve. Shumë prej banorëve kanë zgjedhur këtë të dytën, pra nxorrën në shesh anët e këqija të të tjerëve. Unë s veprova si të tjerët, s desha të sulmoj, por të zbuloj. Gjurmova shumë dhe më në fund zbulova një Adelë që fal shumë dashuri dhe ngrohtësi.
Rrije për mëshirë , pasi të tjerët nuk e bënin këtë?
Bjordi: Ne kemi pasur afrim me një njëri – tjetrin që në fillim. E pata vërejtur se Adela nuk ishte ajo që e tregonin të tjerët. Ajo mund të fliste, të qeshte dhe të shoqërohej. Megjithatë kishte edhe defekte, siç kemi të gjithë. E kritikova për të metat, por s lashë pa e lavdëruar për të mirat. Unë kur dashuroj dike, e ndjej për obligim ta kritikoj, lavdëroj, etj. Adelën e desha që në fillim.
Po defektet tua, kritikat që vijnë në adresën tënde, i pranon?
Bjordi: Absolutisht që po.
Pse nuk pranove opinionin kundër Adelës, sa u përket transeksualëve dhe biseksualëve? Pse e kundërshtoje dhe mbi të gjitha, pse u hidhërove?
Bjordi: E respektoj mentalitetin, etikën, por jo edhe injorancën. Jam munduar që t i them Adelës se çfarëdo qoftë një njeri, është për vete.
Mediat në Shqipëri e kanë vënë në dyshim seksualitetin e Bjordit. Kanë botuar edhe foto, ku ai shihet me disa djem, të cilët janë cilësuar si të “dyshimtë”. Ç thua për këtë Adelë?
Adela: Mirë që më pyetet mua, sepse unë u vë kapak dyshimeve. Bjordi është tamam mashkull. I janë afruar të gjitha femrat në Big Brother. Ai bën për vete këdo, prandaj s keni pse dyshoni.
Bjordi: Ato foto i kam bërë vetë me shoqërinë time. Ishin karnavale, prandaj ishim veshur ashtu. Dua të them që kur një njeri është i sigurt në vete për seksualitetin dhe karakterin e vet, lirisht mund të vishet si të dojë pa e çarë kokën se kush çfarë mendon. Këto gjëra për mua janë të kota dhe palidhje.
Siç është folur për Bjordin është vënë në pikëpyetje edhe morali yt Adelë. Si i komentoni ju fjalët e thëna?
Adela: Dikush thotë “Më mirë të flasin, qoftë edhe keq, sesa të mos flasin fare”. Gjëja më e paktë që e prisja ishte të diskutohej mbi moralin tim. Mirëpo, kur pashë se nga kush kishin dalë ato fjalë dhe nga kush ishin nxjerrë ato përfundime, atëherë u qetësova. Ishin njerëz për të cilët s ia vlen të mendohet.
Sipas teje s ka pasur të vërteta në ato shkrime?
Adela: Nuk ka pasur të vërteta. Kur njerëzit kanë inate, kanë zili dhe kur janë të dobët të zgjedhin mënyra të ndryshme për t u promovuar si të pafajshëm, bëjnë çdo gjë.
Kë po e akuzon?
Adela: Unë nuk e akuzoj askënd, sepse ata vetë akuzohen. Publiku më njeh dhe di shumë mirë se kush jam dhe si jam.
Me këtë doni të thoni se dikush ka bërë famë me krahet tuaj ?
Adela: Shumë, madje. Po që nuk ia vlen.
Dhe derisa banorët e vitit të kaluar kanë përfituar oferta të mira, banorët e këtij edicioni kanë dalë paksa me duar bosh. Çfarë këni fituar ju konkretisht?
Adela: Unë kam fituar Bjordin. Për mua kjo është fitorja më e madhe. Nuk më duhet fitorja materiale.
Bjordi: E njëjta gjë vlen edhe për mua. Mos harroni se ne, unë dhe Adela kemi fituar edhe oferta të tjera. Adela që nga shtatori do jetë pjesë ë spektaklit “ E diell” përkrah Adi Krastës ndërsa unë kam fituar të drejtën për të marrë pjesë në një film në Itali.
Si reagojnë njerëzit kur ju shohin në rrugë ?
Bjordi: Marrim komplimente prej tyre. Kanë filluar të na quajnë çifti: Pit- Anxhelina, por ka edhe prej atyre që më bëjnë presion, duke më thënë: “Mos e lër Adelën”.
Adelë ku po banon aktualisht dhe si ju pritën në Kavajë?
Adela: Ne jemi duke banuar në Tiranë. Sa kohë kam punë dhe obligime në Tiranë, do të qëndroj aty. Kam qenë në Kavajë dhe të gjithë më kanë pritur me dashamirësi. Kanë dalë shumë njerëz për të më pritur dhe kjo më ka gëzuar pa masë.
Je takuar me prindërit, konkretisht me babanë, duke qenë se ai nuk u pa dhe nuk u ndje në asnjë moment gjatë 100 ditëve të “Big Brother”?
Adela: Prindërit vazhdojnë të jetojnë në Kavajë, por sa herë që më jepet rasti, shkoj për t i takuar. Janë të lumtur me atë që kam shfaqur brenda shtëpisë.
A do t i rikthehesh profesionit të mësueses?
Adela: Meqë nga shtatori do të punoj me Adi Krastën nuk ma merr mendja se do t i rithehem atij profesioni.
Adela: I detyrohem Bjordit!
Po të mos ishte Bjordi askush nuk do të mund ta nxirrte në pah karakterin tim të vërtetë . Nuk isha aq e zonja që ta tregoja vetë.
Çfarë do të kishte ndodhur nëse Adela nuk do të kishte treguar jetën që ka bërë para se të hynte në “Big Brother”? Sekretet që nuk i tha kurrë…
Zysha : “Nuk doja të bëja dramë për 70 mijë euro”
Bashkëjetesa
Çifti hap kapitullin e ri
I bashkohen shpesh grupit të ish banorëve edhe Bjordi me Adelën, por shpesh preferojnë të rrinë si veçmas. Më pranë tyre gjithnjë shikohet Adi, i cili siç duket është kthyer në mikun më të mirë të tyre, edhe pse kanë diferencë të madhe në moshë. Megjithatë, tashmë ata kanë gjithë komoditetin e duhur që të kosumojnë dashurinë e tyre në një ambient shumë të mirë. Një fanse e çiftit, një tregtare perdesh, iu ka marrë atyre një shtëpi me qira në bllok, që çifti të jetojë aty për një vit, duke ia paguar të gjitha shpenzimet. Kështu, me siguri ata kanë mundur të zbulojnë tek njëri tjetri gjëra që më parë nuk i dinin. Fakti që Bjordi me Adelën tashmë kanë braktisur jetën e tyre të vjetër, njëri në Itali dhe tjetra në Kavajë, tregon se për ata ka filluar një kapitull i ri falë suksesit që iu dha programi ku morën pjesë. Në shtator Adela pret t i rikthehet ekranit të Top Channel si bashkëprezantuese me Adi Krastën dhe Xhemi Shehun tek programi “E diell” dhe natyrisht që ky impenjim kërkon që ajo të jetojë në Tiranë. Dhe ja ku doli një fanse që mendoi për këtë gjë të nevojshme. Pas daljes nga “Big Brother”, Adela është tjetërsuar edhe përsa i përket humorit, pasi ka kuptuar se nuk ishte fundi i botës pjesëmarrja e saj në “Big Brother”, ashtu siç druante kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Tani ajo është bërë më alegro dhe e lirshme, duke shijuar famën e saj dhe duke ëndërruar për planet e bukura që e presin. Natyrisht në krah të saj ka Bjordin që e do dhe e mbështet për çdo gjë, një tjetër rastësi fatlume për vajzën nga Kavaja, e cila e ndihmoi që të ndahet përfundimisht edhe nga e kaluara e saj sentimentale.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2009