E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e kryeqytetit asgjëson lëndët narkotike

Burime nga Policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme, në zbatim të Urdhrit të Prokurorisë në vitin 2007, për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, u realizua asgjësimi me djegie i një sasie prej 4 kg e 75 gram lëndë narkotike e llojit heroinë, 78 kg e 653 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sattiva, 1 kg e 226.9 gram lëndë narkotike e llojit kokainë.
     
Sipas policisë, asgjësimi i kësaj sasie lënde narkotike u krye në prani të një komisioni të përbërë nga përfaqësues të Prokurorisë për Krimet e Rënda, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, të Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, të Seksionit Kundër Narkotikëve në Sektorin Kundër Krimit të Organizuar, ekspertëve kriminalistë, asistuar nga specialistë dhe ekspertë të këtij drejtimi.
     
Procesi i asgjësimit të kësaj lënde narkotike u shoqërua me fotografimet dhe filmimet përkatëse.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›