Genta Ismajli: Nuk jam konsumuar!
Autori i Lajmit: red.
Për pamjen e saj kohët e fundit vetëm thuhet “no coment”. Është e re, e bukur, seksi dhe teksa shoqëron këngën me kërcim, atëherë është një divë e vërtetë. Të paktën kështu është cilësuar nëpër sondazhet më të fundit online, ndërsa çmimet për të patur një natë live Genta Ismajlin në koncert, i kalojnë 3 mijë eurot. Pavarësisht se tashmë i ka bërë disa vite në skenë, këngëtarja thotë se nuk është e konsumuar. Arsyeja? Sepse deri tani, pavarësisht komplimenteve, ajo ka dhënë vetëm 10 përqind nga vetja. E imagjinoni dot më tej?!
Në sondazhe të ndryshme jeni cilësuar si këngëtarja më seksi.Si ju bën të ndiheni ky fakt?
Më vjen shumë mirë, pasi është një kompliment me të cilin ndihem mirë. Mirëpo, më mirë ndihem atëherë kur cilësohem për të gjitha vetitë, që më bëjnë një këngëtare të suksesshme.
Sa e vështirë është për të rezistuar gjatë në skenë, si dhe e admirueshme? Ku qëndron suksesi juaj në këtë pike?
Përpjekjet e mia për të qenë këngëtare shumë e suksesshme nuk më ndalin. Thjesht, kur paraqitem para një publiku, që në çdo moment më përkrah, mundohem nga thellësia e zemrës të jap maksimumin tim, si në interpretim ashtu edhe në këndim.
Sa vëmendje i kushtoni look-ut në skenë dhe në jetën e përditshme. Sa ndryshojnë nga njëri-tjetri?
Nga skena dhe përditshmëria jam krejt ndryshe. Në ditët e zakonshme jam shumë sportive, nëse nuk kam ndonjë obligim, kuptohet. Ndërsa në skenë, look-u im është shumë më i rafinuar dhe i përshtatur me këngën në klipe dhe me ambientin në koncerte. Mendoj që për look-un e skenës kujdesem në maksimum, sepse duhet më shumë vëmendje dhe kombinim.
Sa ndikon pamja e jashtme në suksesin tuaj?
Një këngëtare e suksesshme duhet të ketë të gjitha komponentet si në pamjen e jashtme, edhe në potencën e zërit, i cili është parësor. Paraqitja skenike dhe pamja fizike janë pjesë plotësuese e suksesit. Në radhë të parë është zëri dhe interpretimi, padiskutim.
Muzika për ju është...
Gjaku që qarkullon në trupin tim: MUZIKË!
Skena për ju është...
Vendi që sjell shumë emocion, entuziazëm të pashoq, pozitivitet dhe refleksione të thella nga jashtë. Është gjithçka që s`mund të imagjinohet aq lehtë.
Ç`bën kur të tjerët nuk të pëlqejnë apo flasin keq për ty?
Nuk harroj, edhe pse mundohem ta hedhë prapa krahëve. Kujtoj që jeta është shumë e gjatë dhe nuk dihet se çfarë të rezervon.
Cili është vendi ideal, ku do të donit të jetonit dhe pse?
Në mal, me hapsirë të madhe, ku mund të krijoj shumë gjëra. Një ambient veror mund ta quaja të qetë, pasi jam e tillë.
A mendoni se koncertet e shumta bëjnë që figura juaj të konsumohet? Çfarë bëni ju, për t`u ruajtur nga ky fenomen?
Nuk mendoj se jam konsumuar aq shumë, sepse nuk ekspozohem apo më mirë të themi, nuk bëj koncerte pa arsye, ose pa qenë kushtet e mira, si ambienti i veçantë, etj. Prandaj marr pjesë në koncerte të rralla, por me më shumë vlerë. Mendoj se, nëse një artist kërkon të japë maksimumin e vet, duhet të ketë hapësirë që të përgatitet, e jo të konsumohet në mënyra të llojllojshme.
Ku qëndron sekreti apo lidhje në fushën e kërcimit?
Është thjesht një ndjesi e imja, që në momentin kur dal në skenë, jam në botën e muzikës dhe të këndimit. Shpeshherë edhe njerëzit e afërt më thonë që kur dal në skenë – ndrysho! Dua të them që e kam në shpirt kërcimin dhe e ndiej së bashku muzikën që kultivoj.
Nuk e di se si ta shpjegoj, nuk është një gjë që unë e ushtroj, apo e përgatis, thjesht më vjen prej zemrës dhe këngës.
A do të thotë kjo pasioni për kërcimin ju ka lindur që fëmijë?
Në rrugën e secilit gjithmonë duhet dikush, duhet përkrahja e dikujt...në rrugën time ishte pikërisht fëmijëria ime. Unë jam rritur në një mjedis ku mbretëronte atmosfhere kërcimi. Pastaj guximi që të ballafaqohem në gara të kërcimit në mesin e zezakëve, latinëve etj, ishte magjepsës. Dhe, dashuria natyrisht lind vetvetiu. Ndjenja e të qenit prezent, për t`iu dhënë diçka në një formë tjetër, ishte kënaqësi e veçantë. Me apo pa vetëdije, u përcaktova në artin muzikor dhe sado që për mua ishte një botë e panjohur, mendoj se e kam gjetur vendin tim aty.
Nga ju buron gjithë ajo energji interpretative në skenë dhe klipe?
Energjia është karakteristikë e natyrës sime. Besoj se pak nga ajo është e lindur, por energjia më e madhe më vjen nga impulset që marr nga jashtë. Këtu bëjnë pjesë gjërat e bukura të jetës sime familja, miqtë dhe përgjithësisht, dashuria e madhe që kam ndaj të tjerëve.
Gjatë realizimit të klipeve sa përqind e ideve janë tuajat dhe sa i lini dorë të lire shtëpisë diskografike?
Për sa i përket pamjes sime të gjitha idetë janë të miat. Skenat në shumicën e rasteve janë në dorën e regjisorit të kompanisë. Sigurisht që vulën e pëlqimit ja vëmë unë dhe bashkëpunëtorët e mi.
Ke shijuar suksesin shumë shpejt, ku është maksimumi?
Çdokush ka njësinë matëse të suksesit. Dhe po t u referohem qëllimeve që i kisha vvënë vetes është ende herët. E quaj sukses arritjen time, kjo është e kuptueshme, por unë mendoj që kam dhënë vetëm 10% nga vetja ime. Dëshira ime më e madhe është që unë një ditë të zbuloj prej vetes atë sirtarin e fshehur, të cilin e dinë vetëm disa nga të afërmit e mi. Është një marëdhënie që kërkon të ushqehet çdo ditë. Unë kam nevojë të tregoj, të përjetoj dhe këtë dua t`a ndaj me publikun. E, kjo, për sa kohë që njerëzit duan t`a mësojnë të renë prej meje….
Talenti që u zbulua për Vitin e Ri
Gentiana Ismajli (ose e njohur për publikun edhe me nofkën Genta) ka lindur në Gjilan, Kosovë. Ajo u bë e njohur pas prezantimit të saj në programin e Vitit të Ri, në Radio Televizionin e Kosovës me këngën "Kthehu". Pas një kohe të shkurtër, ajo nxori edhe këngën "Dridhem", që rezulatoi se ishte vjedhje e një kënge bullgare. Është shumë e pëlqyer nga rinjtë në të gjitha trojet shqiptare, falë imazhit të saj seksi, veshjeve ekstravagante, por edhe këngëve të bukura që mund të kategorizohen si turbofolk. Genta tani banon në Prishtine, por ajo ka banuar për disa vite edhe në SHba. I fejuari i saj është Miloti, i cili po ashtu është muzikant. Njëra ndër këngët më të bukura të Gentës ka emrin "Posesiv". Kjo është një fjalë angleze dhe përdoret për persona që kërkojnë tërë dashurin dhe vëmendje e një personi tjetër.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2009