E Diel, 1 Nëntor 2026

Flakët e një zjarri i marrin jetën kryefamiljarit brenda shtëpisë

Tiranë, 31 janar NOA Fund tragjik për një 65
vjeçar në Tiranë i cili humbi jetën dhimbshëm brenda banesës së tij, në
momentet kur ajo u përfshi nga një zjarr, hetimet për të cilin kanë nisur.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.00 të ditës së
sotme (e Diel), në ambientet një shtëpie përdhese pranë shkollës Partizani
në Tiranë.

Pajtim Zeqo, 65 vjeç, është djegur si rezultat
i flakëve që shpërthyen në rrethana ende të paqarta në banesën e tij ku jetonte
me të shoqen e cila mori lëndime joserioze për jetën.

Forcat zjarrfikëse, lokalizuan flakët e zjarrit, kurse policia e komisariatit nr 4 tha se nisi hetimet
për ngjarjen por ende nuk ka të dhëna për shkaqet e tij.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›