Thiago Silva mbërrin tek Milani
Milano - Thiago Silva mbërrin në klubin e Milanit. Lojtari ka kryer vizitat mjekësore, dhe në orët në vazhdim do të hedhë edhe firmën e tij me klubin më me shumë trofe në botë. Thiago Silva e ka ndjekur nga televizori humbjen e turpshme të skuadrës së tij të re, dhe është shprehur për një ndryshim pozitiv të gjendjes.
“Megjithë katër golat e pësuar është koha të shohim përpara, -deklaroi mbrojtësi gjatë kryerjes së vizitave në klinikë. –Unë nuk mund të vendos një dorë magjike për të ndryshuar gjërat, por mendoj se mund t’i ndihmoj shokët e mi në stërvitje. Falenderoj të gjithë pjesëtarët e Milanit, dhe në veçanti brazilianët më në krye Leonardon. Është një kënaqësi e madhe që do të jem pjesë e një klubi të madh si Milani”.
Lojtari do të jetë i gatshëm për kuqezinjtë vetëm në sezonin e ardhshëm, pasi Milani e ka plotësuar numrin e lojtarëve ekstrakomunitarë.