E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamini s’ka ofertë nga City

Milan nuk ka marrë ofertë nga Manchester City për mesfushorin Mathieu Flamini. Reprezentuesi francez spekulohet se mund të huazohet në Premierligë, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Kemi dëgjuar spekulime rreth interesimit të Manchester Cityt për Flaminin. Por, deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare, interesim ose bisedime ndërmjet Milanit dhe Manchester Cityt. Flamini është futbollist i Milanit”, deklaroi drejtori sportiv i Rossonerëve, Ariedo Braida.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›