E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamur Hoxha: Besoj te reagimi i skuadrës!

Nga Gerti Çarçani

Përpara 90 minutave të mbetura të Roza Haxhiut e gjithë presidenca kuksiane gjendet afër skuadrës

Donatori kuksian siguron: Lushnja një rival i fortë. Të shtunën, këto dy skuadra do të vendosin se kush do të shkojë direkt në Superligë. Unë besoj te forca e skuadrës sonë, jemi afër tyre. Qyteti është afër tyre për të luajtur një ndeshje si gjithë të tjerat, si një rival kundër rivalit.

E respektojmë kundërshtarin që këtë herë ka më shumë trysni se skuadra jonë. I duhet të fitojë me tre gola, ne na duhet të mos pësojmë tre. Shpresojmë për një futboll të bukur, dyluftues dhe tërësisht jashtë çdo lloj gjaknxehtësie dhe situate aspak të nevojshme, që gjithsesi të tilla ndeshje specifike i mbartin

Edhe 90 minuta shprese, që vlejnë një sezon. Kuksianët gjenden mes ankthit dhe shpresës për të prekur Superioren direkt, teksa përballë kanë Lushnjen, skuadër për të cilën kanë shprehur respekt dhe konsideratë gjithë sezonit. Një investim sezonal vlen tashmë një sfidë në Roza Haxhiu, për të evituar një përplasje në nivel superioreje. Tashmë topi i trysnisë nuk është plotësisht mbi ata, edhe pse kanë detyrimin të mos shkojnë më shumë se minus 2 gola.

Një nga donatorët kryesorë financiarë për këtë skuadër, Flamur Shehu, beson, madje jo pak, te një reagim shumë i shpejtë i skuadrës, e cila do të luajë në fushë një 90-minutësh edhe me vlerë superioreje në planin e koeficientit të vështirësisë. Hoxha, aspak si tifoz emotiv, por në pozicionin e donatorit mbështetës, beson te kalimi direkt në superiore:

Realisht besoj dhe jo vetëm unë te skuadra. Nuk është aspak një besim i tepruar, por një forcë brenda skuadrës, e cila ndonëse nuk u interpretua tërësisht në ndeshjen kundër Luftëtarit, ju siguroj se qëndron në këtë grup. Kam shumë besim që skuadra e qytetit tonë do të jetë një mur shumë i fortë për kundërshtarin, për të cilin shprehim konsideratë dhe e vlerësojmë forcën e tyre.

Në një mënyrë, ose një tjetër, më shumë tashmë trysnia qëndron në këmbët e lushnjarëve, pasi ne thjesht duhet të jemi tepër të kujdesshëm, të mos lejojmë inkursionet e tyre drejt portës sonë dhe pësimin e 2 golave më shumë. Kukësi ka bërë një sezon të madh dhe lojtarët e kuptojnë fare qartë që në këmbët e tyre, ky 90-minutësh rezitence ka provën e një sfide me peshë superioreje, – thekson Flamur Hoxha, i cili së bashku me donatorët e tjerë kuksiane, janë pjesë e qëndrueshmërisë financiare për një sezon në këtë skuadër.

Standarti i vënë prej tyre për plotësimin dhe likuditetin e gjithçkaje që është kërkuar, pritet që tashmë të ketë një finalizim pozitiv, duke marrë nga skuadra reagimin që kërkohet. Dhe për këtë, ata që japin para në këtë skuadër, kanë shumë besim.

Çdo ditë afër me ekipin

Jemi çdo ditë me skuadrën këtë javë, pasi mendojmë se ekipi kërkon jo vetëm prezencën tonë, por edhe një fjalë më shumë përpara një 90-minutëshi, që është i fundit në kalendar, por specifika e tij këtë radhë ka tjetër vlerë. Së bashku me shokët, me zotin Gjici e Geci, me deputetin Hoxha dhe kryetarin Halilaj, jemi afër skuadrës në procesin stërvitor. Kemi folur kokë me kokë me gjithsecilin dhe shohim se Luftëtari është hedhur pas dhe futbollistët premtojnë për një reagim të shpejtë.

Do të thoja se është thjesht një 90-minutësh në Lushnjë, që kërkon një mobilizim më të lartë dhe sa më shumë rezistencë nga ana e të gjithë grupit. Ruajmë atë avantazh numerik që të mos e mbyllim ndeshjen me diferencë golash.

Por ajo që unë mendoj është, se në një mënyrë ose tjetër, jo thjesht Lushnja dhe Kukësi, por edhe bashkë-rivalët tanë të tjerë, Besa edhe Besëlidhja, i kanë të gjitha shanset të jenë pjesë e superiores vitin e ardhshëm, – vazhdon Flamur Hoxha prononcimin e tij, teksa shprehet më se i bindur që jo vetëm ata, por edhe tifozët kuksianë janë afër skuadrës.

Raporti i mbështetësve tanë vazhdon të jetë i lidhur me ekipin dhe djemtë. Mund tju them se dëshira për të qenë atë ditë në stadium është shumë e madhe, edhe pse si skuadër mike, vendet janë të limituara. Por, tifozët besojnë akoma më shumë te kjo skuadër dhe këtë e shoh edhe nga kontaktet e shpeshta. Qyteti po pret nga futbollistët e tij të nisë një festë, e cila u shty për pak ditë. Mbase, për më shumë detaje festimi, por që mendoj dhe besoj shumë, se kuksianët e meritojnë këtë festë sportive.

Më rivalin, raport  i shkëlqyer

Lushnja është një skuadër, e cila edhe ajo është e ndërtuar për të qenë pjesë e kategorisë superiore. Mbase nuk e kishim menduar një përplasje të tillë, por e them me bindje që këto dy skuadra do të jenë pjesë e superligës vitin e ardhshëm, sepse e meritojnë të jenë. Shpresojmë dhe besojmë që do të gjejmë të njëjtin terren të shkëlqyer, sikundër patëm edhe në takimin në Kukës me vetë drejtuesit e Lushnjës.

Shpreh një konsideratë për skuadrën e vendit të tretë, sepse edhe ajo ka bërë një kampionat të fortë dhe produktiv. Mbase askush prej këtyre dy skuadrave nuk do ta deshte këtë peshë të takimit të fundit, por ky është futbolli. Shpresojmë shumë në një terren fair, dhe në Lushnjë ky është. E respektojmë kundërshtarin që këtë herë ka më shumë trysni se skuadra jonë.

I duhet të fitojë me tre gola, ne na duhet të mos pësojmë tre. Shpresojmë për një futboll të bukur, dyluftues dhe tërësisht jashtë çdo lloj gjaknxehtësie dhe situate aspak të nevojshme, që gjithsesi të tilla ndeshje specifike i mbartin,- përfundon Flamuri, që së bashku me miqtë e tij, vazhdojnë të mbeten sërish afër skuadrës.

Ata kanë edhe 90 minuta, nëse do të nisin festën, apo Eshtë fund kampionati, është epilog dhe mos administrimi i një ndeshjeje të vetme, kurrsesi nuk mund të justifikojë një sezon. Vërtetë luhet në Lushnje, por ata, vendasit duhet të fitojnë me plus 3 gola. Diçka jo pak e vështirë, sepse duhet të çajnë gardhin kuksian, ku këta të fundit kanë në dorë shansin e demonstrimit se janë skuadër me forcë superioreje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›