Flamur Shehu: Reformen, jo sindikata, por shteti
Drejtuesi i grupit te punes per studim-draftin, Flamur Shehu, ndonese nuk ndodhet ne Shqiperi dhe pak dijeni ka per verejtjet e fundit qe Sindikata e Artisteve ka cuar prane MTKRS-se, shprehet se, “ajo tanime eshte dicka e perfunduar, palet kane rene dakord dhe drejtuesit kane firmosur”. Kete te fundit e ka konfirmuar edhe drejtori i TKOB-se, Zhani Ciko, i cili ne fjale te tjera tha se eshte rene dakord per parimet baze, mbi te cilat eshte kryer kjo reforme. Nga ana tjeter, Shehu eshte treguar edhe pakez i ashper ne fjalet e tij, duke thene shprehimisht se, “reformat nuk mund t’i bejne sindikatat, por shteti dhe kjo reforme po behet duke qene teper korrekt me ligjet ne fuqi”. Ky studim-draft, i cili pret vetem firmen e ministrit Ylli Pango, i cili eshte treguar i rezervuar ne fjale per kete ceshtje, eshte i dyti qe kundershtohet nga artistet. Propozim-drafti i pare ka sjelle edhe kundershtite me te medha, jo vetem nga artistet, por ka qene i papranueshem kategorikisht edhe nga drejtuesit e institucioneve.