E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dos Santos lë Tottenhamin për Santander

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 17:52

Sulmuesi i Tottenhamit, Giovani Dos Santos ka kaluar te klubi spanjoll Racing Santander në formë huazimi deri në fund të sezonit. Reprezentuesi meksikan ishte transferuar nga ish menaxheri i Tottenhamit Juande Ramos nga Barcelona më 2008 për 4.7 milionë funte.

Lëndimet i pamundësuan atij të bënë më tepër se 20 paraqitje për Tottenhamin por ai kaloi aventura të suksesshme të huazimit në Ipswich Town dhe Galatasaray. Dos Santos luajti në të gjitha ndeshjet e Meksikës në Kampionatin botëror 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›