Luiz në Chelsea

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 19:08
Chelsea ka transferuar mbrojtësin brazilian David Luiz nga Benfica në kontratë pesëvjeçare me vlerë prej rreth 21.3 milionë funtesh, në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Si pjesë e marrëveshjes mesfushori Nemanaj Matic, i huazuar në Vitesse Arnhem do të kalon nga Chelsea në Benfica gjatë verës.
“Jam i lumtur që i jam bashkuar një klubi të madh anglez” tha Luiz.
“Është sfidë e madhe për mua por jam i gatshëm dhe besoj në aftësitë e mija për tu adaptuar në këtë ligë të shkëlqyeshme”, përfundoi ai.