Tuncay shitet në Wolfsburg

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 18:27
Sulmuesi i Stoke City, Tuncay është transferuar te klubi gjerman Wolfsburg për 4.5 milionë funte dhe nënshkroi kontratë për tre vjet e gjysmë.
29 vjeçari turk i cili erdhi në Stoke nga Middlesbrough në gusht 2009, ishte shprehur i hapur rreth largimit nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit për mungesë të minutazhit në ekipin e menaxherit Tony Pulis.
Tuncay i dha fund qëndrimit katërvjeçar në futbollin anglez dhe shkoi te Wolfsburg që kërkonte zëvendësim për Edin Dzekon.