E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamuri dhe Petraqi flasin për Parkun Industrial

Nga Tema

Antena brenda familjes

Kryeministri, Sali Berisha, ishte dje në Vlorë për të parë nga afër punët në ndërtimin e TEC-it. Flamuri, i cili organizonte takimin, ishte vazhdimisht i shqetësuar nga sms, të cilat nuk e linin rehat. Më në fund i la punët mënjanë dhe filloi t’i lexojë një nga një. U nxeh, se mendoi se do të ishte Glori, por tashmë ishte një tjetër këshilltar i Berishës. Ishte Petraqi.

- Po ky ç’do? - tha Flamuri me vete, ky s’para ka muhabet me mua.

Lexon sms e parë, ç’të shikonte. Petraqi i thoshte të bënte kujdes që të dilte dhe ai pak në TV, se ashtu ishte puna.

I ktheu përgjigje: Më lër rehat.

Pastaj vazhdonin sms, ku Petraqi kërkonte që kryeministri të përmendte në projektet e

ardhshme të Vlorës shoqërinë “Ideja Vlora” sh. a.

Flamuri: ǒështë kjo shoqëri?

Petraqi: Është një kompani e fortë, sapo është krijuar në Vlorë. Janë mbledhur shumë biznesmenë seriozë.

Flamuri: Mos na ngatërro me këto kompani, se nxehet ai burri pastaj, thotë bëni lobim privat.

Petraqi: Mos ki frikë, se e kam fol me atë burrin. Do ta kalojmë së shpejti në qeveri. Por u kam premtuar që doktori do t’u përmendi në fjalim.

Flamuri: Nuk më ka thënë gjë. S’i them dot pa leje, se nxehet dhe pastaj i ha unë gjithë të sharat.

Petraqi: Mos ki merak, se i ka gjithë letrat në tavolinë. Se është kushëriri im i parë ai kryesori. Nuk ka problem. E njeh doktori vetë. Se është figurë shumë e nderuar.

Flamuri: Lem rehat Petraq, se ju bëni punët tuaja, unë ha të sharat. Me se do merret kjo kompani?

Petraqi: Do marr koncesion për shoqërinë “Ideja Vlora” sh. a., për Parkun Industrial, Vlorë. E kam futur për miratim. Ai kryesori është kushëriri im i parë. Por është dhe demokrat. Kështu nuk del hapur, se në Vlorë është problem, por e dinë të gjithë që

është kushëriri im dhe dihet që unë jam demokrat.

Flamuri: Qenke i fortë ti. Rri urtë e butë dhe e more Parkun Industrial në Vlorë. Dhe s’të zë njeri në gojë. Damiri i shkretë një copë tokë bleu në Porto Romano dhe po i bëjnë namin.

Petraqi: Po jo, se ai do Park Energjitik, unë e kam industrial. Dhe janë biznesmenë seriozë këta. Mezi i bëra bashkë.

Flamuri: Ore jeni bërë të rrezikshëm ju këshilltarët. Bëni si shejtan budalla, po jeni shumë të ngatërruar në punë parash. Do ta shoh këtë punë.

Petraqi: Fillove ti tani. Le se mezi e kam bërë gati këtë gjë, kam 6 muaj.

Flamuri: Po mo po, kështu bëni ju si fukarenj, vetëm kur dilni me fabrika, me parqe. Se kështu më bënte dhe Glori dhe e mori dhe ai një koncesion. Ti paske marrë park. Dhe do të të lavdërojë dhe ai burri. Ja ta testoj njëherë di gjë që je ti pas parkut apo s’di gjë.

Petraqi: Mos na ngatërro në këto punë, se ai burri më ka dhënë porosi për një çifut hungarez. Po ia mbyll letrat për atë, por të më bëjë dhe këtë timen.

Flamuri: ǒështë ky hungarez?

Petraqi: Me atë mos u ngatërro, se m’i ka dhënë letrat ai burri. Shiko këtë timen sot, më hiq nga sikleti, se pastaj do ikë nga universiteti ai burri dhe s’ka ku ta thotë.

Flamuri. Ik Petraq se nuk flitet me atë për këto punë tani. Po qe se e di, rri i qetë, se ta jep. Unë s’duhet të di gjë, se pastaj prishet puna.

Petraqi: OK dhe kujdes tek universiteti, se këta vlonjatët nxehen kur i thotë Ismail Qemali, se e ka emrin Ismail bej Vlora. Ne të Bregut s’e kemi problem, po këta vlonjatët janë të mërzitshëm në këto punë. Ne njësoj i kemi këngët, si për Spiro Milon, si për Ismail Qemalin, një grup i këndon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›