E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armëpushim në Gaza, fillon sonte

Presidenti amerikan Barack Obama ka lavdëruar kryeministrin Benjamin Netanyahu që është pajtuar ta mbështesë një plan egjiptian për një armëpushim në konfliktin e Gazës, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti përgëzon kryeministrin që është pajtuar me propozimin egjiptian për armëpushim, derisa ka përsëritur se Izraeli gëzon të drejtën për ta mbrojtur veten”, citon agjencia AFP, presidentin Obama.


Kjo erdhi pasi Ministri i Jashtëm i Egjiptit ka bërë të ditur se Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për armëpushim në Rripin e Gazës, njofton rel.

Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi në orën 20:00 (sipas kohës së Evropës së mesme)/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›