E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velija nuk do të jetë dëshmitare e mbrojtur

Natali Velija nuk do të jetë dëshmitare e mbrojtur për skandalin e pasaportave. Ajo është marr sot në pyetje nga prokurorë të EULEX-it dhe ka kërkuar që t’i jepet statusi i dëshmitares së mbrojtur por kjo i është refuzuar, raporton Koha.

Pasi që ajo nuk e mori këtë status, vendosi që të mos flas asgjë për të involvuarit e mundshëm në këtë skandal derisa ka shfajësuar ministrin e Brendshëm Bajram Rexhepi për të cilin tha nuk ka qenë në dijeni.

Natali Velija kishte premtuar se do t’i depononte të gjitha faktet për këtë çështje si dëshmitare e mbrojtur, e cila pretendon se ka dokumente që faktojnë se në këtë skandal janë të përfshirë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme.?

Sipas saj tenderi për pasaportat është marrë me dhënien e ryshfetit nga kompania austriake. Velija pretendon se 1.4 milion euro i ka shpërndarë në bazë të kërkesës së marrë nga kompania austriake OeSD./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›