Flamuri, ideator i ndryshimeve në qeveri
Debati i madh dje pas mesnatës ishte si të zhurmohej ajo që kishte ndodhur në Kuvend. Shqetësimi i parë ishte se kush e kishte regjistruar. U siguruan se mikrofonat ishin mbyllur dhe nuk ishte kapur i gjithë debati. Sidomos pjesa ku Berisha këmbëngul që Taulanti të tregojë, në cilin hotel i shkër...motra.
U dhanë disa mendime. Dikush thoshte të blejmë kasetat. Dikush, t’u bëjmë presion medieve.
U vendos të dëgjohej kaseta. Nga emocionet Flamuri e shpejtoi dhe ajo nisi te pjesa më e keqe.
Berisha: Jot ëmë dhe jot shoqe çfarë do bëhet?.. Jot motër çfarë do bëhet?
Balla: Po s’e di.
Berisha: ǒdo bëhet, fundërrinë jot motër?
Balla: Ej, mbush ti apo jo?
Berisha: Prostitutë motelesh do bëhet?
Balla: Po si nuk të vjen turp more!
Topalli: Ulu z. Balla... ulu!. Në fakt, ky e meriton me e kap për zhelesh, e jashtë.
Berisha-Ballës: Jot motër shkër... hoteleve apo moteleve?
Flamuri humbi qetësinë. - Mbylleni këtë kasetë. Mo ta dëgjoj më! - tha. - Unë them të bëjmë ndryshime në qeveri, - tha. - Me këtë rast media do merret me to.
Ishte shpëtimi i vetëm.
- Atë Ndokën dhe Pollon mo t’i shoh më doktor, - i tha Flamuri.
- Pollon po e heq, po e bie këtu në Kryeministri, - i tha doktori.
- Shumë mirë, - tha Flamuri i kënaqur. Ndërkaq, i bie zilja dhe dikush e pyeste për Ndokën.
- I thashë doktorit mos ta shoh më në qeveri. ...Ku ta gjesh Ndokën?....Ku di unë moteleve apo hoteleve....