E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri, incident me “celularët” dhe Bregoviçin në TropojëNga Antena brenda familjesFlamurin dje nuk e mbante vendi. Berisha shkoi në Tropojë, ndenji 24 orë dhe nuk ndodhi asgjë. Kishte 12 vite që e ëndërronte një ditë të tillë. Dje më në fund u bë r

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Flamuri, incident me “celularët” dhe Bregoviçin në TropojëNga Antena brenda familjes

Flamurin dje nuk e mbante vendi. Berisha shkoi në Tropojë, ndenji 24 orë dhe nuk ndodhi asgjë. Kishte 12 vite që e ëndërronte një ditë të tillë. Dje më në fund u bë realitet.

Masat e sigurisë ishin të larta. RENEA kishte zënë gjithë tarracat e pallateve në Tropojë dhe kishin mbyllur gjithë dritaret që shikonin nga sheshi dhe rruga. Forcat speciale kishin bllokuar gjithë rrugët që vijnë nga fshatrat rrotull në Tropojë, sidomos ato që kanë lidhje me Kërnajën. Por surpriza e Flamurit ishte mitingu.

Pak para se të fillonte fjalimin Berisha tentoi të marrë Flamurin në celular. Tentoi një herë, telefoni nuk punonte. E provoi sërish, telefoni nuk punonte. U bë nervoz dhe i kërkoi telefonin rojës së tij. E mori, po sërish nuk punonte.

- Çfarë po ndodh me telefonat? - i tha.

- Nuk e di, - tha roja, - as i imi nuk punon.

Berisha u prish në fytyrë. Hodhi sytë nga bregu përballë të shihte ku ishin antenat e celularëve. I pa, nuk dukej se kish ndodhur gjë. Hodhi sytë nga tarracat e pallateve dhe shikonte njerëz të veshur me kapuç.

- Mos u ka ndodhur gjë antenave? - i tha shoqëruesit.

- S’e di, - tha ai, - të dërgojmë RENEA-n të shikojë.

- Nise shpejt, - i tha, - se ndoshta kanë përgatitur diçka.

Pas pak forcat e RENEA-s raportuan në radio që gjithçka është në rregull, dhe se kanë kapur një njeri tek antenat që ka fikur sinjalin.

- Kush është ai? - pyeti Berisha.

- Thotë që më ka dërguar Flamuri, - tha polici.

Berisha u bë dhe më shumë nervoz.

- Ma sill urgjent Flamurin këtu, - i tha rojës. - Ma gjej ku të jetë!

Roja i bëri me kokë nga pas.

- Ja ku e ke, - i tha.

- Flamur, ç’është kjo punë e celularit, se është e papërgjegjshme domethënë?

- Është masë sigurie, doktor. Fola me këta të forcave speciale, i pyeta: Cila është masa ekstreme me të cilën ruhet një president amerikan kur shkon në zona të rrezikshme? Më thanë: “Fiken antenat e celularëve, pasi terroristët nuk kanë si koordinojnë veprimet”. Dhe unë dërgova njeriun tim aty t’i fikte 20 minuta para mitingut.

- Ashtu? Mirë, por duhet të ma kishe thënë, se na ke prishur shumë punë, dakord, ik tani, ke bërë shumë gabim, mirë, do ta shikojmë… Dëgjo, desha me të pyet, kush e solli atë Bregoviçin në Tiranë? Se ai është antishqiptar dhe këtu duhet me ia thënë dy fjalë atij.

- Edi Rama, me sa di unë, - tha Flamuri.

Pas kësaj Berisha nisi fjalimin. Në fund, kur po mbaronte, e përmendi që, kur tropojasit hapnin dyert për kosovarët, Bregoviçi këndonte për serbët dhe Edi Rama e ka bërë atë Qytetar Nderi të Tiranës...

Pasi mitingu mbaroi dhe Berisha po largohej, antenat u ndezën. Flamurit i erdhën 20 thirrje të dështuara nga Berisha.

E mori sërish në telefon.

- Doktor, po më thonë njerëzit në telefon se ishte pritje madhështore, shumë e mirë.

- Madhështore ishte Flamur, por e ke tepru me fikjen e antenës. TV Klan s’e ka dhënë dot direkt me zë, se s’ka punu telefoni. Kjo është shumë e rëndë Flamur. Herë tjetër mos ta bësh më këtë.

- S’e kanë nga antena, doktor, - i tha Flamuri, - e kanë nga Bregoviçi. Aleksandër Frangaj është mërzitur shumë që ke përmendur Bregoviçin, ndaj nuk e ka dhënë. Më tha: “Ta shpjegoj pastaj”.

Në mbrëmje Berisha ishte në Kukës. Në fund të fjalimit përmendi sërish Bregoviçin dhe sërish Edi Ramën që i ka dhënë çelësin e kryeqytetit.

- Prapë nuk e dha Klani, doktor, - i tha Flamuri, - edhe pse këtu punonte celulari.

- Po si është puna? - pyeti Berisha.

- Puna është se atë Bregoviçin e ka sjell TV Klani në Tiranë dhe jo Edi Rama. Dhe meqë ti nuk e ke pritur, ata ia kanë çuar Edi Ramës që ta respektojnë. Dhe Sandri i është lutur një javë rresht që t’i japë atë çelësin. Tani është mërzitur, se ti e ke përmendur dhe duket sikur TV Klani është me serbët, në të vërtetë ai është me ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›