E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpenzimet e qeverisë në 4 muaj 107 miliardë, të ardhurat 97 miliardë lekëNga Fitim ZekthiEfektet e krizës ekonomike botërore vazhdojnë të përkeqësojnë disa prej elementëve më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare duke bërë përpos të tjerash që të ar

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shpenzimet e qeverisë në 4 muaj 107 miliardë, të ardhurat 97 miliardë lekëNga Fitim Zekthi

Efektet e krizës ekonomike botërore vazhdojnë të përkeqësojnë disa prej elementëve më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare duke bërë përpos të tjerash që të ardhurat në buxhetin e shtetit të vuajnë mosrealizimin e parashikimeve. Të dhënat zyrtare bënë me dije dje se, të ardhurat kanë qenë me një mosrealizim prej rreth 4% në katër muajt e parë të vitit. Ajo që është domethënëse nga këto shufra është fakti që ekonomia shqiptare arrin edhe në këto kohë të ngadalësimit të të gjithë ekonomisë botërore të shfaqet dinamike. Të ardhurat e këtyre muajve janë më të larta sesa ato kanë qenë vjet në të njëjtën kohë, por ato nuk janë më të ulëta sesa plani i këtij viti. Kjo gjë bëhet edhe më shqetësuese, kur shpenzimet që po kryen qeveria ose shpenzimet që ka kryer qeveria në këta katër muaj kanë kaluar parashikimet dhe kanë thelluar deficitin buxhetor. Gjatë këtyre muajve qeveria është duke shpenzuar shumë pará për investime publike, dhe ku pjesa më e madhe e parave është destinuar për rrugën Durrës-Kukës. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, deri në fund të muajit prill 2009, të ardhurat buxhetore gjithsej arritën në 97.6 miliardë lekë ose rreth 3.9% më pak se parashikimi dhe 11.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të ardhurat tatimore po në fund të këtij muaji arritën në 88.7 miliardë lekë ose 4.8% më pak se parashikimi; krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ato janë rreth 7.4% më të larta. Për sa i përket shpenzimeve të përgjithshme të buxhetit në fund të muajit prill 2009 arritën në 107.4 miliardë lekë ose 1.9% më shumë se parashikimi; krahasuar me periudhën janar-prill 2008 shpenzimet rezultuan 36.9% më të larta. Shpenzimet korente rezultuan 6.4% më pak se parashikimi dhe 19.1% më shumë se viti i kaluar, ndërsa shpenzimet kapitale rezultuan 18.3% më shumë se parashikimi. Sipas të dhënave nga financat, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin prill arriti në 103.9% kundrejt muajit dhjetor 2007 duke shënuar një rënie prej 0.1% në krahasim me muajin paraardhës, ndërsa norma vjetore e inflacionit për këtë muaj ishte 1.9%. Gjatë muajit prill çmimi i naftës u rrit me 3.0% dhe ai i benzinës me 1.7%. Rritja më e madhe, prej 0.5 %, u konstatua në grupin “Transporti”; Ulja më e madhe, prej 0.2 %, u konstatua me grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›