Gashi, dopjetë në fitoren e Helsingborg
Kosovar Ardian Gashi shndërrohet në protagonist në javën e 140-të të kampionatit suedez me emrin “Allsvenskan”, pasi në përballjen mes Helsingborgut dhe Halmstadit, ai ka realizuar një dopjetë. Në këtë ndeshje janë përballur me njëri-tjetrin dy lojtarë me origjinë nga Kosova, pasi në radhët e ekipit tjetër, Halmstad luante Alen Raskaj. Kjo përballje ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1, kështu pas javës së 14-të Helsiborgu i Gashit kryeson me 35-pikë. Serinë e golave e ka hapur pikërisht mesfushori kosovar i Helsingborgut, Gashi, në minutën e shtatë duke kaluar në avantazh vendasit. Në minutën e 19-të, Raskaj ndëshkohet me karton të verdhë. Pjesa e parë do të mbyllej në barazimin 1-1. Në minutën e 67, do të jetë sërish Gashi, që do të shënojë, duke i dhënë fitoren skuadrës se tij dhe duke i mundësuar të qëndrojë në krye të klasifikimit.
#