E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri me Glorin shkëmbejnë përvojat për blerje gazete

Nga Antena brenda familjes

Flamuri nuk e kuptonte dot gjithë këtë zhurmë që u bë për “Gazetën Shqiptare”, pse e kishte blerë një person. Në të vërtetë i vinte çudi, se gazeta, në vend që të gëzohej që kishte marrë para cash, mërzitej dhe bënte gjithë atë zhurmë publike.

- S’e kuptoj ku është problemi, - tha. - Gazetën nuk e mbylli njeri, madje po del nga dy herë në ditë dhe prapë bëjnë zhurmë.

Glori që përpiqej t’i jepte të drejtë, po ashtu nuk e kuptonte gjithë këtë zhurmë.

- Dhe unë e kam blerë një herë gazetën “TemA” në Sarandë, - tha, - po në Sarandë ama. Aty njëqind copë gazeta venë. I bleva të gjitha, e shpëtova. Dhe s’u bë ndonjë zhurmë e madhe. Këtu u bë qameti, sikur çfarë bënë.

- Po ti pse e bleve? - tha Flamuri.

- Po ja mo, atëherë që shkruan për atë fabrikën e ujit që doja të bëja. Ma lanë pa bërë mo. Do pinim ujë NATO tani. Se unë NATO do t’ia vija emrin, ta kishim si produkt tani që u futëm në NATO. Po nuk të lënë mo. Janë kundër NATO-s të gjithë.

- S’e mora vesh këtë punë, - tha Flamuri. - Na prish punë kjo tani para zgjedhjeve apo jo?

- Po hë mo, ku di unë ç’të thom, - tha Glori. - Isha dje në Sarandë dhe ata e kishin marrë ters. Këndonin njësoj si për mua mo. Ia kishin marrë një kënge labçe dhe këndonin:

“Qani gërdecarë, qani,

Na i mori djemtë Rrahmani,

I mori e u mbush moti,

Hakën tonë ia marrtë Zoti”

Të prekte në shpirt mo. Po pastaj ika unë, se shtuan një strofë për Shkëlzenin. S’e duroj dot mo, po doja ta dëgjoja. Po thashë pastaj, ç’më duhet, se thonë e dëgjoi Glori dhe nuk reagoi.

- Po si ishte ajo për Zenin? - i tha Flamuri kurioz.

- Po ç’të të thom mo, se ti s’merr vesh nga këngët e jugut. Po janë të poshtër ata. E di ç’thonin mo, se ia vinin në gojë atij burrit, sikur u përgjigjej:

“ǒt’u them vëllezër amani,

Qe Shkëlzeni dhe Rrahmani,

ǒt’u them kot që nuk e dija,

Të zezën ma bën fëmija”

- Qenka e poshtër, - tha Flamuri. - Të ishe afruar aty që t’i ndaloje. Qenkan pisa ata. Mos ishte ndonjë nga tanët atje?

- Jo mo jo, s’qenë tanët, por janë të poshtër ata, të ngjisin këngë shumë.

- Lëre këtë muhabet, - tha Flamuri. - Ore se kam harruar të pyes, si u bë kjo punë e kësaj të ODIHR, e pranoi ky Ristani apo jo?

- Po mo po, e pranuan, - tha Glori. - Gjithë ngatërresën e ka sjellë Genc Pollo. Se ai ka thënë që kjo është e paguar nga lobi grek, se më 1996, siç ka thënë Pollo, ai Miçëlli ka qenë i lobit grek, se Pollo kishte fakte se ai kishte mbështetur Dukakisin në fushatën për president më 1988 në SHBA dhe Dukakisi ishte me origjinë greke.

- Ma bëre lëmsh o mixhë. Me këtë Gloverin ç’kemi ne, se kjo e Miçëllit duket shumë larg?

- Po kështu ishte mo, d.m.th., kështu ka thënë Pollo. E ka dhënë në intervista mo, e ke në gazeta. ǒtë të thom unë, pa dhe unë e di që s’ka lidhje.

- Po të jetë kështu, - i tha Flamuri, - i bie që, meqë Obama është me origjinë nga Kongo, ky Erion Veliaj që ka mbështetur Obamën është agjent kongolez.

- Po hë mo, ç’të thom unë. Kështu ka thënë Genci. Pa unë s’i them këto budallallëqe. Unë ato detyra që marr përsipër, i bëj. U thashë që do t’u fus në NATO, u futa. Madje premtim vetëm për ftesën u dhashë, dhe e tejkalova. Ja mo, vetëm ai uji më mbeti, ndaj na duhet një mandat i dytë, se jemi më të qetë.

- E, të gjithë e kemi nga një plan o Glori, po s’e themi, se kemi halle më të mëdha, - tha Flamuri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›