E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i ODIHR: Ministria e Brendshme na dha të informacione të pasakta mbi aplikuesit për kartaNga Tema Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR publikoi raportin e tij të dytë për fushatën zgjedhore në Shqipëri, duke theksuar se kartat e identiteti

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Raporti i ODIHR: Ministria e Brendshme na dha të informacione të pasakta mbi aplikuesit për kartaNga Tema

Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR publikoi raportin e tij të dytë për fushatën zgjedhore në Shqipëri, duke theksuar se kartat e identitetit vazhdojnë të jenë problem dhe se Ministria e Brendshme u ka ofruar atyre të dhëna të pasakta.

“Shumë çështje që lidhen me procesin e aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit vazhdojnë të debatohen ashpër mes qeverisë dhe opozitës.

PS vazhdon të akuzojë se aplikimet po bëhen në mënyrë selektive në favor të mbështetësve të PD dhe ka ndërprerje të energjisë dhe probleme me internetin që po ngadalësojnë procesin e aplikimit dhe dekurajojnë mbështetësit e PS.

Raportimet nga vëzhguesit e OSBE/ODIHR tregojnë se në disa raste jo të gjithë qytetarët mund të merrnin kreditimin e nevojshme për një kartë identiteti, edhe pse ka një vendim qeverie për këtë.

Më 28 maj, Ministria e Brendshme shpërndau për PS, Prezencën e OSBE në Shqipëri dhe për Misionin Vëzhgues të OSBE/ODIHR, një database me të dhëna jokorrekte në lidhje me qytetarët që nuk kanë pasaporta. Kjo çoi në përplasje mes qeverisë dhe PS; Ministria e Brendshme e quajti këtë një gabim teknik, ndërsa PS akuzoi për manipulim të qëllimshëm të bazës së të dhënave çka mund të ndikojë dhe rezultatin e zgjedhjeve”, - thuhet në raport.

Vëzhguesit e ODIHR e shohin si mjaft shqetësues përdorimin e aktiviteteve zyrtare për të bërë fushatë. Sipas tyre, punonjësit e sektorit publik po kërcënohen që të mos marrin pjesë në aktivitetet kundër qeverisë dhe urdhërohen të jenë në aktivitetet e qeverisë.

“Si qeveria, ashtu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës kanë përdorur aktivitetet zyrtare për qëllime elektorale, duke shkelur kufijtë mes shtetit dhe partisë.

Për shembull, më 25 maj, kryeministri mori pjesë në inaugurimin e një projekti për ndërtimin e një hidrocentrali afër Shkodrës, në prani të një turme të madhe. Shumë flamuj të PD ishin shpërndarë në atë që dukej qartë si një eveniment fushate.

Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR ka marrë të dhëna të besueshme se punonjësve të sektorit publik në këtë lokalitet iu ishte kërkuar që të merrnin pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Më 29 maj, kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi punimet për rikonstruksionin e parkut të Tiranës. Në fjalimin e tij ai u bëri thirrje njerëzve që të ‘votojnë për mua dhe për PS, sepse ne do të transformojmë situatën në gjithë vendin, ashtu siç po bëjmë në Tiranë”.

Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR ka marrë një sërë ankesash për presion te punonjësit e sektorit publik nga disa parti të opozitës, përfshi këtu kërcënime se ata do të humbisnin vendin e punës, nëse nuk do të ndalonin pjesëmarrjen në aktivitete politike.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut pretendon se 18 përkrahës të saj janë pushuar nga puna në shtet për arsye politike, pasi partia e tyre vendosi të bashkohet me koalicionin e drejtuar nga PS. Misioni i Vëzhguesve po ndjek këto akuza”, - thuhet në raport.

Fushata deklarohet se ka qenë e qetë, ndërsa për sa i përket medias, theksohet se TVSH dhe Klan vazhdojnë të jenë qartësisht në favor të PD. Mediet e tjera favorizojnë më shumë opozitën me mbulim më pozitiv.

Shqetësim shprehet dhe për vendimmarrjen në KQZ dhe politizimin e këtij institucioni.

Berisha pret vëzhguesit e OSBE, nuk ka pritur akoma vëzhguesit e ODIHR

Ashtu siç është paralajmëruar në media, kryeministri, Sali Berisha, po përdor dy standarde për të vlerësuar vëzhguesit e OSBE dhe institucioneve të saj.

Kështu, pasi ka refuzuar të presë Misionin Vëzhgues të ODIHR, kryeministri Sali Berisha ka pritur dje Misionin Vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që kryesohet nga një mik i tij i afërt, austriaku Wolfgang Grossruck.

Madje, që në njoftimin zyrtar të Kryeministrisë theksohet se do jetë Grossruck që do të koordinojë deklaratën zyrtare të OSBE për zgjedhjet.

“Kryeministri, Sali Berisha, takoi delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, të kryesuar nga zëvendëspresidenti i saj, z. Wolfgang Grossruck. Z. Grossruck, i cili është emëruar nga Kryetarja në Detyrë e OSBE, ministrja e Jashtme greke Dora Bakoyannis, si Koordinator i Posaçëm i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, e informoi Kryeministrin Berisha se ai do të udhëheqë vëzhguesit afatshkurtër të OSBE dhe se do të koordinojë deklaratën paraprake për llogari të OSBE, qe do të bëhet më 29 qershor.

Kryeministri shprehu kënaqësinë për interesin e treguar nga Asambleja Parlamentare në vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe theksoi rëndësinë themelore që kanë zgjedhjet e këtij muaji për Shqipërinë. Ai siguroi delegacionin se qeveria po bën çdo përpjekje për arritjen e standardeve më të mira ndërkombëtare në zgjedhjet e 28 qershorit”, - thuhet në njoftimin e qeverisë.

Berisha i ka quajtur të jashtëzakonshme arritjet në reformimin dhe modernizimin e infrastrukturës zgjedhore. “Reforma dhe modernizimi i plotë i gjendjes civile, i kryer në bashkëpunim me OSBE dhe qeverinë austriake, siguron për herë të parë lista zgjedhësish të saktësisë më të lartë, duke mbyllur kapitullin e turpshëm të listave të zgjedhjeve të viteve 2000-2003, ndërsa projekti i pajisjes me letërnjoftime elektronike, siguron dokumentin e cilësisë më të mirë evropiane për identifikimin e zgjedhësve shqiptarë”, - tha Berisha.

Kryeministri tha se “Partia Socialiste është përpjekur pa sukses të shkurajojë procesin e aplikimit me qëllim prishjen e tij dhe se ajo nuk ka bërë asnjë thirrje publike në mbështetje të këtij procesi.”

Vetë Grossruck tha se misioni i tij do të jetë objektiv.

Sesa e vërtetë do të jetë kjo, nuk dihet për shkak se Grossruck ka bërë deklarata shumë të forta kundër opozitës shqiptare, dhe i ka cilësuar zgjedhjet e vitit 1996, si mjaft të mira.

Duke folur në kongresin elektoral të Partisë Demokratike në vitin 2005, Grossruck, i ftuar nderi tha: “I dashur mik, zoti Berisha, do të doja gjithashtu të thosha, të dashur miq nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Jam shumë i kënaqur që jam këtu për të marrë pjesë në kongresin tuaj dhe siç e dini kam ardhur disa herë në Shqipëri. Për herë të parë erdha para 10 vjetësh dhe pashë me sytë e mi rrugën e suksesshme të Partisë Demokratike, zgjedhjet e vitit 1996. Më ka bërë shumë përshtypje fitorja juaj. Po siç e dini ngjarjen, ish-komunistët erdhën përsëri në pushtet, por pas një dimri të gjatë do të vijë përsëri fitorja. Jam i bindur dhe shpresoj që zgjedhjet në qershor apo në korrik do të sjellin përsëri pranverën në fushën politike të Shqipërisë. Në zgjedhjet e kaluara të vitit 1996 ju patët parullën “Me ne fitojnë të gjithë” dhe tani ju keni parullën “Erdhi koha për ndryshim”. Jemi të bindur se është tamam koha për të bërë ndryshimin”.

Pjesë nga raporti i dytë i ODIHR

Atmosfera e fushatës, e qetë

Atmosfera e fushatës në përgjithësi është e qetë dhe paqësore. Në disa incidente të izoluara, më 21 maj një çadër elektorale e partisë G99 në Kamzë u shkatërrua nga oficerë policie dhe më 26 maj, një zyrë e PS në Tiranë u dëmtua nga persona ende të panjohur.

Fushata po karakterizohet nga shembuj të përhershëm të gjuhës së ashpër dhe akuzave.

PD është fokusuar në pjesëmarrjen në mitingun hapës të PS, të një ish-ministri të periudhës së komunizmit. PS nga ana tjetër e ka akuzuar vazhdimisht PD për korrupsion.

Më 31 maj, kreu i degës së PS në Tiranë, akuzoi qeverinë për keqpërdorim të fondeve për rrugën Durrës-Kukës, duke deklaruar se “Berisha punon për të rritur mirëqenien e miqve dhe familjes së tij.”

Po përdoren aktivitetet zyrtare për fushatë

Si qeveria, ashtu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës kanë përdorur aktivitetet zyrtare për qëllime elektorale, duke shkelur kufijtë mes shtetit dhe partisë.

Për shembull, më 25 maj, kryeministri mori pjesë në inaugurimin e një projekti për ndërtimin e një hidrocentrali afër Shkodrës, në prani të një turme të madhe. Shumë flamuj të PD ishin shpërndarë në atë që dukej qartë si një eveniment fushate.

Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR ka marrë të dhëna të besueshme se punonjësve të sektorit publik në këtë lokalitet iu ishte kërkuar që të merrnin pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Më 29 maj, kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi punimet për rikonstruksionin e parkut të Tiranës. Në fjalimin e tij ai u bëri thirrje njerëzve që të ‘votojnë për mua dhe për PS, sepse ne do të transformojmë situatën në gjithë vendin, ashtu siç po bëjmë në Tiranë”.

Shkarkime me motive politike në fushatë

Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR ka marrë një sërë ankesash për presion te punonjësit e sektorit publik nga disa parti të opozitës, përfshi këtu kërcënime se ata do të humbisnin vendin e punës nëse nuk do të ndalonin pjesëmarrjen në aktivitete politike.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut pretendon se 18 përkrahës të saj janë pushuar nga puna në shtet për arsye politike, pasi partia e tyre vendosi të bashkohet me koalicionin e drejtuar nga PS. Misioni i Vëzhguesve po ndjek këto akuza.

KQZ vazhdon të jetë e politizuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të jetë i ndarë në linjat mazhorancë- minorancës për çështje të diskutueshme, mes katër anëtarëve të përzgjedhur nga mazhoranca dhe tre anëtarë të propozuar nga partitë e opozitës.

Shumë nga çështjet e diskutueshme janë miratuar me katër vota përkundrejt tri të tilla. Megjithatë, kryetari i KQZ po bën përpjekje të vazhdueshme për t’u konsultuar me gjithë anëtarët dhe për të arritur konsensus sa më shumë të jetë e mundur.

Shumë prej diskutimeve të debatueshme në KQZ lidhen me procedurat ose me interpretimet e Kodit Zgjedhor.

Shumë parti kanë paraqitur lista kandidatësh që janë kthyer mbrapsht për korrigjime.

Problemet kryesore me listat lidhen me dokumentacionin e pasaktë (në shumë raste bëhet fjalë për pasaporta të skaduara të përdorura nga kandidatët si dokumente identifikimi) ose për shkak se partitë nuk kanë plotësuar kriteret e kërkuara për femrat në listë.

Kartat vazhdojnë të jenë problem

Përpjekjet për të pajisur çdo qytetar me një kartë identiteti po vazhdojnë. Më 28 maj qeveria lëshoi një urdhër që pas 30 majit, qendrat e aplikimit duhet të pranojnë vetëm aplikime nga qytetarë pa pasaportë, të cilët nuk do jenë në gjendje të votojnë në të kundërt. PS ka paralajmëruar se zgjedhjet mund të de-legjitimohen nëse një numër domethënës votuesish do të mbeten pa karta identitetit.

Data e fundit për aplikim për një kartë identiteti është 15 qershori.

Një numër telefoni falas është vënë në dispozicion për të marrë këshilla e për të dhënë instruksione se si do të procedohet për të marrë një kartë identiteti përpara ditës së zgjedhjeve.

Për shkak problemesh teknike, sistemi nuk mundëson vendosjen e qendrave të lëvizshme të aplikimit, njerëzit me aftësi të kufizuara janë të përjashtuara nga ky proces.

Shumë çështje që lidhen me procesin e aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit vazhdojnë të debatohen ashpër mes qeverisë dhe opozitës.

PS vazhdon të akuzojë se aplikimet po bëhen në mënyrë selektive në favor të mbështetësve të PD dhe ka ndërprerje të energjisë dhe probleme me internetin që po ngadalësojnë procesin e aplikimit dhe dekurajojnë mbështetësit e PS.

Raportimet nga vëzhguesit e OSBE/ODIHR tregojnë se në disa raste, jo të gjithë qytetarët mund të merrnin kreditimin e nevojshme për një kartë identiteti edhe pse ka një vendim qeverie për këtë.

Më 28 maj, Ministria e Brendshme shpërndau për PS-në, Prezencën e OSBE në Shqipëri dhe për Misionin Vëzhgues të OSBE/ODIHR, një database me të dhëna jo korrekte në lidhje me qytetarët që nuk kanë pasaporta. Kjo çoi në përplasje mes qeverisë dhe PS; Ministria e Brendshme e quajti këtë një gabim teknik, ndërsa PS akuzoi për manipulim të qëllimshëm të bazës së të dhënave çka mund të ndikojë dhe rezultatin e zgjedhjeve. Më 1 qershor, PS shpalli se kishte ngritur një padi ndaj zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme për këtë çështje.

Televizion Publik është ekrani i PD

Televizioni Publik Shqiptar kushtoi 64% të kohës mbulimit të aktorëve politikë për PD, 74% në sens pozitiv, ndërsa PS mori 22% mbulim, 42% ishte në sens negativ. Televizioni privat, Klan, kishte pak a shumë këtë qasje si TVSH, duke i kushtuar 55% PD, 57% me sens pozitiv, ndërsa për PS kishte 37% mbulim, 35% me sens negativ.

Në kontrast me këtë, të tjerë transmetues privatë treguan më shumë favorizim për opozitën dhe ishin kritikë me partinë qeverisëse, edhe pse tek e fundit ajo mori më shumë mbulim.

Top Channel i kushtoi 37% të mbulimit të tij PD, nga e cila 38% ishte mbulim negativ, ndërsa i dha PS 29%, me një tendencë pozitive 56%.

Vizion Plus i dha 49% të mbulimit PD (74% mbulim negativ) dhe 23% PS (53% mbulim pozitiv).

Partitë e tjera, përveç PD dhe PS, morën shumë pak mbulim në të gjitha televizionet e monitoruara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›