Të gjelbër me fajNga George F. Will, “The Washington Post”Dikur pati ndodhur një koncert në Indianapolis, që përbëhej nga 50 piano. Instrumente të mrekullueshme pianot! Megjithatë, 50 mund të kenë qenë ca si tepër. Ashtu si kori i sotëm, që na bën th
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Të gjelbër me fajNga George F. Will, “The Washington Post”Dikur pati ndodhur një koncert në Indianapolis, që përbëhej nga 50 piano. Instrumente të mrekullueshme pianot! Megjithatë, 50 mund të kenë qenë ca si tepër. Ashtu si kori i sotëm, që na bën thirrje ta shpëtojmë planetin.
Në historinë e demokracive të zhvilluara me popullatë të edukuar, së cilës i shërbejnë mediet, nuk ka precedent për rekrutimin e medieve të sotme në fushatën që të promovohet “vetëdija” për ngrohjen globale. Kur është në fjalë kjo çështje, njëlloj është edhe me gazetarinë, e cila megjithatë e sheh veten si skeptike dhe jokonformuese.
Mburrja e vazhdueshme me fushatën për “ngritje të vetëdijes” nga ana e kompleksit media-politikë ka provokuar një kundërpërgjigje komike në formë të “Familja Goode”, një program i animuar i ABC që shfaqet të mërkurave. Filmat vizatimorë duket se janë mënyra më efektive e kapjes së vëmendjes së një audience të madhe. Megjithatë, programi është dëshmi e mirëseardhur e shpërthimit të asaj që është quajtur si “flluska e gjelbër.”
Gerald dhe Helen Goode, fëmijët e tyre dhe qeni Che (kur mbikëqyret, është vegan; kur nuk mbikëqyret, ketrat zhduken), jetojnë në një qytet kolegji, ku bluzat dhe mediet e tjera këshillojnë (“Mishi është vrasje”), këshillojnë (“Mos i vrit drunjtë”) dhe nxitin (“Përkrahi ushtarët tanë... dhe kundërshtarët e tyre). Kolegji, ku punon Geraldi, u jep studentëve zotërim. Dhe kur Geraldi thotë se departamenti i tij ka nevojë për pará për të rritur përqindjen e punëtorëve që u përkasin komuniteteve pakicë, shefi i tij me gëzim përgjigjet: “Apo thjesht mund t’i përjashtojmë tre tipa të bardhë. Çdokush fiton! “Helena blen në dyqanin One Earth, ku turpërimi nga komuniteti sforcon përgjegjësinë sociale: “Vini re blerësit e One Earth, vozitësi i SUV është në rendin nr. katër, po mban një kapelë bejsbolli.” Kritiku i televizionit nga “New York Times” nuk pajtohet. Ky program “duket në mënyrë agresive jashtë disponimit të tashëm, thuajse është ngjizur në fillim të viteve ‘90, kur ishte e mundur të gjeje skeptikë të ngrohjes globale edhe mes më të arsyeshmëve dhe më të informuarve. “Ky është një shembull i përsosur i vetëkënaqjes bezdisëse të shpëtimtarëve të planetit, i dhënë nga një shkrues i argëtimit: Mospajtimi i arsyeshëm është i pamundur.
“Familja Goode” nuk e kërcënon pozitën e Jonathan Swiftit si satirikun kryesor të gjuhës angleze. Por, kur një fëmijë Goode i kërkon falje prindit të tij, sepse ka vozitur shumë me makinë, dhe prindi përgjigjet: “Është në rregull... ajo që ka rëndësi është se ti ndihesh fajtor për këtë gjë”, programi prek një fenomen të rëndësishëm: ekologjia si psikologji.
Në “Flluska e gjelbër: Pse ambientalizmi vazhdon të shpërthejë”, Ted Nordhaus dhe Michael Shellenberger, autorë të “Përçaj: Pse nuk mund ta lëmë shpëtimin e planetit në duart e ambientalistëve”, thonë se para disa viteve, të qenit Të Gjelbër “shkonte përtej politikës.” Gjestet, mbajtja e qeseve të najlonit për t’i përdorur sërish, blerja e domateve të shtrenjta, por organike, shfryrja e gomave, “fitoi urgjencë të freskët” dhe “papritmas u mbush me rëndësi të madhe.”
Konsumimi i gjelbër u bë “konsumim pozicional”, i cili e identifikoi konsumatorin si anëtar të elitës morale dhe intelektuale. Një sondazh i vitit 2007 gjeti se 57 për qind e blerësve në Prius thanë se e kishin blerë veturën e tyre, sepse “e jep një paraqitje për mua. “Honda, e vetëdijshme për tregun e efektit të statusit, e riformoi hibridin e saj Insight të vitit 2009, që të duket si një Prius.
Nordhaus dhe Shellenberger e cekin “jo-rëndësinë” e këtyre gjërave, si masat mjedisore të mbjelljes së kopshteve duke përdorur poça fluoreshentë. Rëndësia e tyre është terapeutike, por jo për planetin. Këto i bëjnë njerëzit të ndihen më mirë: “Në fund të fundit, ne nuk mund të ikim nga fakti se varemi nga infrastruktura, rrugët, ndërtesat, sisteme kanalizimi, uzina energjie, rrjete elektrike etj., të cilat kërkojnë sasi të mëdha të karburanteve nga fosilet. Por parëndësia ekologjike e këtyre ushtrimeve ishte përtej çështjes.”
Caku i “ambientalizmit utopik” ishte që të zvogëlonte fajin. Gjatë flluskës së gjelbër shumë amerikanë u bënë të “mbërthyer nga mendimet binjake se civilizimi njerëzor së shpejti do të shembej dhe se ne jemi në skaj të kapërcimit përpara në një vetëdije të re, e cila do të na lejojë që ta shërojmë veten, shoqërinë tonë dhe planetin tonë. Frikët apokaliptike përputhen me shpresat utopike. “Papritmas, veprimet e zakonshme, si p.sh.,në blerja e poçave elektrikë, u dha jetëve rëndësi kozmike. Por: “Të Gjelbrit shpesh cekin se ndryshimi i klimës globale do të ketë ndikimin më të madh te të varfrit e botës; ata nuk e përmendin faktin se të varfit gjithashtu më së shumti kanë për të përfituar nga zhvillimi, i nxitur prej karburanteve të lira të fosileve si qymyri. Për të varfrit, klima tashmë është e rrezikshme.”
“Tani, - thonë Nordhaus dhe Shellenberger, - “flluska e gjelbër” ka shpërthyer, e pickuar nga ngurrimi i intensifikuar i amerikanëve që të ndjekin gjelbërsinë në çmim të rritjes ekonomike.” Ana e errët e utopianizmit është “ikje dhe shkëputje nga realiteti, i cili është tipar i të gjitha flluskave, të gjelbrës apo asaj ekonomike.” Ri-ingranimi me realitetin është në mesin e të mirave të recesionit.