E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri propozon dekoratë për Gani BobinNga Antena brenda familjesFlamuri më në fund erdhi në humor. Sondazhi i Gani Bobit, edhe pse me probleme, më në fund e shpalli fituese PD. Ai burri me mjekër, nga Kosova, herë pas here donte t’i prishte gëzimin

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Flamuri propozon dekoratë për Gani BobinNga Antena brenda familjes

Flamuri më në fund erdhi në humor. Sondazhi i Gani Bobit, edhe pse me probleme, më në fund e shpalli fituese PD. Ai burri me mjekër, nga Kosova, herë pas here donte t’i prishte gëzimin duke thënë që LSI në 5 mandate është shumë afër fitores, por rëndësi ka përfundimi. Mori i gëzuar atë burrin dhe i propozoi që Gani Bobi të dekorohet.

- Me sa di unë, Gani Bobi ka vdekur, - i tha doktori. - Me sa mbaj mend ka vdekur në Tiranë dhe e kanë çuar në Prishtinë dhe ka qenë burrë shumë i nderuar. E meriton ta dekorojmë për veprën e tij.

- Unë them ta dekorojmë për sondazhet, - tha Flamuri.

- Po me sa di unë, ai, sa ka qenë gjallë, s’ka bërë sondazhe, - i tha doktori. - Për sondazhin kemi dhënë paratë, s’kemi pse japim dhe dekorata.

- Po të bëjmë një aktivitet të paktën, - tha Flamuri, - që t’i shprehim mirënjohje.

- Po mirë, atë mund ta bëni. Bëjmë një pasdite festive për Gani Bobin, - tha.

Flamuri nisi përgatitjet. Mori zyrën në Tiranë dhe dha porositë.

- Të bëhet një pasdite tematike për Gani Bobin, të merren këngëtarët më të mirë dhe të sajohet dhe një këngë për kujtimin e Gani Bobit.

Të gjitha porositë ishin të lehta, përveç këngës.

- S’kemi ku gjejmë këngë për Gani Bobin, - i tha ai që ndan lekët e fushatës së PD me Flamurin.

- Ja se lidhem unë me Glorin, - tha Flamuri, se ai njihte mirë këngët popullore.

- Di ndonjë këngë për ndonjë hero me emrin Gani? - e pyeti Flamuri Glorin.

- Di një, - i tha Glori, - po më duket se ishte për një Gani nga Kolonja, po kujdes mos e marrë vesh doktori, se është për Gani Butkën.

- Si është, - tha Flamuri, - se ia heqim mbiemrin, ia bëjmë Bobi?

- Kënga thotë:

Dhe ke dy-tri vjet o Gano

Që bën komitet,

Medet o Gano, medet!

- E bukur qenka! - tha Flamuri. - Si ta modifikojmë për Gani Bobin?

- Po ja ta provojmë një herë, - i tha Glori.

Dhe ke katër vjet o Gano

Që po bën sondazhe

Na trashe Gano, na trashe!

- E bukur, - tha Flamuri, - po është negative. Na duhet një pozitive.

- Ah po, - tha Glori. – T’i ndërrojmë ca rreshta. E bëjmë kështu:

Mbushe katër vjet o Gano

Që po bën sondazhe

I plase armiqtë, i plase!

- Kjo po, - tha Flamuri. - Këtë po lëmë si tekst. Unë them ta bëjmë aktivitetin në Fier, - tha Flamuri, - se Mesila e porositi Sandrin që të bëjë sondazhin për Fierin dhe ta nxjerrë 8 me 7.

- A, mos ma kujto atë Mesilën, - tha Glori, - se më ka mbetur merak.

- Pse, - i tha Flamuri, - ç’të ka bërë?

- Jo mo ç’do më bëjë, - i tha Glori, - po ja, unë kam qenë këshilltar për NATO-n i kryeministrit Berisha dhe u vura i fundit në listë në Vlorë, ajo ka qenë zëdhënëse e Ilir Metës dhe u fut e treta në listë në Fier. U nxitova mo, u nxitova. Të kisha shkuar një herë te Nano e të kthehesha tani te Berisha, do isha i dyti në listë. Pale sikur të më kishte çuar Edi Rama te Fatos Nano, siç ka çuar Edi Rama tek Ilir Meta Mesilën, mund të isha dhe i pari në listë.

- Rri urtë mixhë, mos u merr me këto llafe, - i tha Flamuri, - se s’duhen shtrirë këmbët më shumë se jorgani. ǒkësmet të kesh, u bë kjo punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›